Ka edhe ditë të errëta Bir
Kur tokën nën këmbët e tua ta kthejnë rërë
E degët e gjelbra nga flakë djalli shkrumbuar
Ka edhe ditë të tilla Bir
Se ti je njeri !
në ditë si këto provohen
themelet e vyrtyteve të tua
E ato nuk janë prej rërë,
Durimi yt
Ai nuk është gjethe vjeshte
Forca jote
Ajo nuk është erë
Zemra jote
Ajo nuk është shkretëtirë
Shpirt yt që gjithësisë i duhet të shpalosi kufijtë për ta nzënë
Dije fort mirë Bir
Djalli punon me gjuhë flakësh që bota para tij të mpaket, të vyshket
të ligshtet
E di Bir!
Të ecësh në këto kohë është e vështirë
Vec gjurmët e tua nuk janë në tokë por në hapësirë.
Sepse shqiponjat njohin vetëm lartësitë
Ndaj fluturo Bir!
