Ka kohë…Mimoza Eliona Osmani


Ka kohë…

Ka kohë që kanë ndryshuar stinët

Dhe klima s’është më si më parë

Kjo verë , përrallë Nastradini …

Me retë ende pa tharë…

Unë mbajë ombrellë përherë me vete

Nuk dua të më lagë shiu

Ky shi më çon në ca planete,

Ku nuk ka frymë njeriu…

Ka kohë që stinët kanë ndryshuar

Dhe njerëzit nuk janë më manarë…

A ndoshta unë mos jam verbuar

Retë mbarsen si gomarë…