Ka mbi bari mbi çati-Urim Mezini


Ka mbi bari mbi çati

Cdo gjë është, tu u përkeqsu

Populli është pre vertet në bes

Për cdo ditë, është tu u mjeru

Si ka ngel më,dritë e shpresë

Është bër jeta shumë e frikshme

Por dhe shumë e pasigurtë

Nga klasa politike e fëlliqme

Që na i ke mbyll,të gjitha rrugët

Ke frik ta cojsh n’për mend

Në vendin tënd sot me jetu

E kan marrë të gjith për vete

Cdo pëllëmb të tij, kan përvetsu

Të dhemb zemra edhe shpirti

Kur sheh vila e shtëpija

Që jan të mbyllura,pa njeri

Ka mbi bari mbi catija

Morën me vete,gjithcka mundën

Duke ik ,me kokën pas

S’kan harru me marrë as ëndërrat

Edhe shpirtin plot maraz

E kan bo vendin rrëmuj

Nuk shikon, një gjë në rregull

Me tu duk, vendi jot i huj

Me ik natën ,nëpër mjergull.

A do vij thu ajo ditë

Që të kemi vec pak shpresë

Që trupi dhe shpirti ynë

Në dhe t’huaj të mos mbesë.

Urim Mezini Torino,Itali