>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Të ngelemi deri në amshim
kur jemi vetem kalimtarë
Mike zemre shokë të mirë..!?
Sa e qetë po vjen kjo natë,
askush nuk e beson,
vetmia rreth meje, o vashe
si hije qe te ndjek nga pas qëndron..
Ngrihu vashë nga krahët e gjumit
eja lexo këtë shpirt që të do..
O zemër e dhembsur, pse vonon
me krahët e lehtë të pellumbit
Shpirtin e lënduar vjen pushton…
Pse kerkon te ikësh e heshtur
mbrëmjeve, kur yjet na veshtrojnë
duke ndriçuar qiellit më shumë
çfarë bëjmë ata na i shikojnë.!!
Kesaj mbremje gojën kyçin,
s’kane kujt ti tregojne
Për gjërat që ndodhin në tokë
kur shpesh kot së koti, zihen
nga cmira e xhelozija
Nuk duan ta shohin tjetrin
më mirë nga vetja..
U njohëm këtij virtualiteti
largësish ende po qëndrojmë
pse mos ngelemi, të nderuar
mike e shoke, në këtë botë..
Te ndihmojme, të duhemi për koke…
Është realiteti i vrazhdë
çdo dite njerzit i tundon
Ecen si kali në brazdë,
tokën e djerë lëron, sa të mundon,
as njeri i afërt, s’të ndihmon
Shpirti yt i vetëm e kupton…
Të kesh një hall, sëmundje
brengë apo probleme ne jete
Askush nuk ta nxjerr
qimen nga qulli
po nuk qe i zoti vetë.
Kështu ndodh me dashurinë
kur dy zemra larg i mban
Të dashuruara, në kohë pa stinë
të adhuruar qofshin,
nuk i bashkon por i ndan..
Krimi është bërë rendi i ditës
për të zbritur yjet prej orbitës..
Respektin moj vashë e kini fituar
mes vargut të shkruar,
a fjales së ëmbël, që përcjell…
O shoqja ime e nderuar..
Njeriu sado ta fshehë fytyrën
një ditë drita e diellit, depërton
ka për ta zbuluar,
do ja çjerë maskën…
Fund javë të mbare me shëndet
Mike e nderuar lule femër
për jete do qëndrosh,
tek një zemër…
Gonxhe e sapo çelur, plot aromë
Ka me bukur kësaj jete
Të ngelemi, mike e shokë..!??
Floriri Z Petra
Garfield, New Jersey
September 3rd, 2018..
Të drejtat e autorit rezervuar..