Ka tjetër aromë-Aferdita K. Selishtaj


Një tufë zogjësh,

Mbi shtëpi më shkojë,

Këndonin aq bukur,

Ishin të gëzuar.

Dola me të shpejtë,

Këngën ta dëgjojë,

Zogjtë i përshëndeta,

Me një herë ndaluan.

I pyeta unë zogjitë,

Rruga ku i çonë,

Një zë mu përgjigjën,

Shkojëm në vëndin tonë.

Ju lutem u thashë,

Tu japë një porosi,

Ti thoni nënës time,

Se unë dot nuk vijë.

Ajo, su dëgjon dot,

Po ju do ti thoni,

Një tufë me lule,

Nga unë do tu çoni.

Këtë tufë me lule,

Me lotë e kamë vaditur,

Për ju prindërit e mi,

S’m pret loti lotin.

Këto ditë feste,

Më mungoni shumë,

I prisnim ne festat,

të vinim tek ju.

Shtëpija moj nënë,

Nuk është si më parë,

Me mallë na presin,

Ka tjetër aromë.