Ka veçantinë inspirimi


Kimete Osmani Beqiri Autore tekstesh, poete

Ka veçantinë inspirimi

E ndjen, depërton

Zemrën dhe mendjën shoqëron

Ka veçantinë inspirimi

Me përzemërsi arrihet qëllimi.

Me syrin e zemrës, plotë mirësi

Përshkrimi detajohet në veçanti

Nganjëherë mjafton një shikim

Imagjinata merr rrugëtim.

Fuqishëm ndikon realiteti

Të vërtetën, asnjëherë koha nuk e treti

Gjërë e gjatë, varg pas vargu tingëllon

Dhuntia troket kur inspirimin posedon.

Vullneti, dëshira

Përherë trumfoftë më e mira

Mrekullisht ndihesh falenderues

Inspirimi, përherë shoqërues.

About Post Author