Kala dymbëdhjet qoshëshe që loton sa ujët e Drinit –Nga Dr. Selman Meziu


        Vështrimet në mes dhimbjes dhe kthjelltësisë mbetën binjake.  Juve nuk e besoni, por ja që mua më ndodhi. Ndërkohë përpiqem të buzëqesh sadopak.  Vështrimi hidhërueshëm përplaset në mure të rrënueme, të kollonave, të shkallëve, brezareve si të një anfiteatri. Shkëputem vrikshëm nga peisazhi drithërues. Përkedhel gjelbërimin e shumtë përreth. Sa kaq, sytë më mbetën te kaltërsitë e ujit plotë magji të drinit blerim  kufizuar.

        Fatkeqësish zgjati pak kënaqësia që më pushtoi çdo qelizë të trupit. Vështrimi rrëshqet në zhavornajën në ujrat e drinit e një përroi me uji sulfuror që zbret vrullshëm. Friksohem. Kthej sytë drejt pasqyrës ujë qiell blu të thellë. Yje të kuq, sikur vezullojn në këto hapsira thuajse përrallore. Buzëqeshja me rrëshqiti lirshëm nga buzët. Për një çast shtangem. Vërtet nuk po vështroj qiellin! Dyshoj se një të ngjajshëm me atë.  Sigurisht. Njerëz që vozisin në valët ngjyrë blu e të qeta, të pasqyrës ujore të Drinit. Natyrshëm mu kthye buzëqeshja. Jo, nuk isha në botën e andërrave.  U mrekullova.

       Përsëri më duhet të eci në ngjitje. Ndjeva puhizën e gjetheve e freskinë e pyllit të verrive e shelgjeve. Diellin nuk e shikoja. Kurorat e tyre e mbanin për vete. Ndoshta ju shërbente. Ndërsa posht kamëve, gur formë shumt. Qoshe të skalitura hijshëm.  Ndërmjet tyre gjethe, myshqe, ndonjë bar me gjelbërim si të fikun. Ju vija kamët sipër duke vazhduar ngjitjen shpatit.  Mu bante sikur bërtisnin. Lëshonin klithma. Sikur këto vinin nga mugëtira e shekujve. Ndoshta.  Pse jo nga fatkeqësia e ndodhur tre dhjetë vjeçar më parë. Kur ato u gërmisen këtij shpati. Nuk e dime kush u mbyt në lumin Drini i Zi nga këto materje të ngurta. Veç ngjitem. I lodhur. Me marrje fryme, herë pas here.  Doja t’i lagohesha kësaj  bote të çuditshme sa ma parë. Natyra më fshihte diçka. Sigurisht dhe historia. Vetëm gjelbërimi i shpatit më joshi e kënaqi. Këto qenie biologjike kanë krijuar një arkitektur të magjishme.  Qartë, sëbashku me shtratin ujë kaltrosh të drinit. Kuptohet jo vazhdimisht.

        Arrita në  qoshëzën e poshtëme të kodrës. Preka me qetësi një mbetje muri. Mu dridhën paksa buzët. Veshtroja ato në shpatinën e kodërzës.   Kështu të ulta në ngjitje  ngjasonin si të një anfitetatri vocrrak të Dodonës. Ku jam vallë? pyes veten spontanisht. Një kollon muri majtas, disi  e gjërë më ndali shikimin. Nuk shikoja as  gjelbërim, as rrjedhjen e qetë të ujrave të lumit, fatlum Drini i Zi. Mure me gurë të zakonshëm dhe llaq  gëlqereje.  Sakaq sikur dëgjoja beseda të zotit të shtëpisë Elez Murrres. E largova vështrimin se më dukej se gërmadhat dridheshin. Jo nga topat e turqisë. Natyrisht aspak nga ato të bullgarit e serbit. Por nga fatkqësia e vetë zhdukjes. Vikama fëmijësh, burrash e grash që më kërkonin ndihmë. Ato  më hynin në vesh si sirena uliksiane.  Unë, gërmadhat e kalas kullë, shtrati i drinit, gjoli Skavica ose…

    Jo më shumë se tre metra, dy kollona muresh ngjitur.  Mbanin njëra tjetrën si gjigandi me xhuxhin. Sidoqoftë të fortë si dyrek anije luftarake.  Edhe nga ato përsëri nga disa vrima e plasaritje muri, sikiur dilnin tingujt e zanit të burrnuem të Isuf Murres:  po, po edhe unë këtu jam në kullën time kala. Sakaq lëviza sytë nga këto kollona magjike. Peisazhi me shkurre e drurë plotë gjelbërim më qetësuan si një lug mjalti pas shijes së hidhur. Sytë u tretën ambëlsisht mbi  arat e punuar bukur, mjeshtërisht. Livadhet e jeshilueme mbushur  me lule shumëngjyrshe.  Shtepi arkitektur ndryshme rrethueme me jeshllek arash e drurësh frutor.

     Paksa i hutuar nga çfarë pash, mora guximin e fillova të ngjitem. Mendimet më kapërtheheshin keqas. Historia gjemonte  sëpaku, që nga viti 1882. Kumtet e Isuf Murres e betejës së Qenokut sikur shkreptinin, këtu buzë drinit. Komandanti turk kishte mbyllur syte mbuluar me gjak, rrethuar nga ushtarët e tij vrarë nga plumbat e luznakëve. Koha edhe qeshte edhe qante me lot. Sigurisht dje dhe sot. Po neser çfar do të ndodh?

       Qetësia e natyrës më shëroi. Ndërsa, nuk po shikoja kam njeriu. As të ri e as të vjetër. Pse vallë ku janë djemt e fisit Murrja të Hoteshit?  pyesja veten. Po këto gërmadha a duhet të flasin?  Historia e heronjve na grish. Realiteti i hoteshasve me pleqtë me duar në gji mbytur nga vetmia e malli i zituem. Kurse rinia në arrati ua ka shkulur zemrat nga kraharori. Peisazhet bukuri ndjellëse, mahntiese te shtratit të drinit na ftojn me i përqafue përmallshëm e veshtrim larg. Edhe pse boshllëku, zbraztësia është e madhe.

     Këtu ishte kala, kull dymbëdhjetë qoshëshe. Ato kishin formën e shkambit të kodrës. Ide, projekt e realizim inxhinierik, e jo shaka. Shpati lindor binte thikë mbi ujë kalimin e Drinit.  Këto ishin fjalitë e shkruara në një  kumt, të poetit lirik, dashurues i vargut, natyrës, njerëzve  Haki Manuka. Pothuajse ka  tridhejtë vjet që ajo u shkatërrua. Duhet ndërtuar. Duhesh ruajtur si muze. Mund të bahet agroturizem, përfundon kumtin poeti.

       Ah dikur! Në podet e saja veshtroje gurgullimat e lumit drini. Ndjeje erën mbytëse të barutit. Dëgjoje gjëmimin e pushkëve e të topave.  Pse jo bujarinë e gjallesave sëbashku me hijeshinë e ujrave të shtratit të drinit. Sigurisht edhe vërshimet e tija të frikshme. Dashurinë e mirësinë e stinëve të viteve. Ato përcillnin te peisazhet rrethuese të kullës bukuri nusërimi natyre. Hera herës përzier me heroizmat burrërin e kujtimet e betrejave. Ndërsa tani vajtimoret duhet të lotojn gjurmët e gërmadhave.  Edhe ato na mungojn. Kanë ikur diku larg në mes reve dhe qiellit.   Atëhere!

    Neve duhet të ëndërrojm.  Pse jo të projktojm. Të zgjohemi e të luftojm me bajlozat e kohëve moderne. Të ruajm veten, trashgiminë. Të mos përsëritet Atlantida në Dibër të Poshtme. Përkundrazi.  Vyrtyte e pasuritë arkitekturore etj.  që patëm t’i freskojm, t’i zgjojm, t’i ndërtojm, zbukurojm, nusërojm. Të fitojm kohën e humbur. Të ngrem kalanë dymbëdhjetë qoshëshe.  Bukuritë buzë Drinit legjendar, gërmadhat, besimin për jetën e përparimin t’iu japim shtysën përpara.  Gadishullin duhet t’a medhështojm me kalanë e Eles e Isuf Murres.  Sigurisht.