Kalaja e Katafiqit në Kuç, vendbanim i fortifikuar i periudhës së hekurit përdorur edhe në mesjetë-Gezim Llojdia


Kuç

Kalaja e Katafiqit në Kuç, vendbanim i fortifikuar i periudhës së hekurit përdorur edhe në mesjetë.
Gëzim Llojdia
1.
Kalaja e Katafiqit në disa këndvështrime shfaqet nga Buronja.Buronjat e Kuçe janë vendburime të ujërave të Shushicës ,gjithsejt shtatë burime me ujera akull të ftohte mirëpo vitet fundit uji është pakësuar. Një rrugë duhet të shkoj në fshat sipër,poshtë Shkagës,një udhë do eci  lumit gjarpërues dhe tjetra përkarshi. Mali më ngjanë me një piramidë gjithë dhe,gur shkurre dhe ,  por të ndërtuar nga dora e njeriut.Kur kam pyetur ku gjendet kalaja e Katafiqit më kanë thënë :Ja ku  e ke përkarshi Buronjave!Kur ishim në shkollën e mesme  kam shkuar edhe  atje, por nuk  e dinim çfarë ishin gurët dhe ledhet që mbante kodrina e malit Buronjat e asokohe ishin gjithë rrepe madhështor, të moçëm ,që krijonin hijezim,ledhet e gurta dhe ujërat që aty pëlcisnin nga buronjat .
2.
Në vitin 1988 arkeologu I.C i dërguar nga muzeu i Vlorës ka sjellë të dhëna rreth kësaj kalaje ndërsa ka zhbiruar gjithë hapësirën e saj.I.Cano më solli edhe materialin që kishte përgatitur vet rreth kësaj kalaje madhështore përmbi burimin e freskët të Shushicës.
-Në fillim të luginës së Shushicës, shkruan I.Cano pikërisht në veri të përroit të Buronjës, gjenden rrënojat e një kalaje të lashtë.
Terreni në përgjithësi është malor, kodra e Katafiqit ku ngrihet kalaja është vazhdim i malit dhe ka pak a shumë formën e një dardhe duke u ngushtuar nga veriu në një barriere të lartë shkëmbore. Rendësi kanë muret rrethuese ku më të dallueshme janë pesë prej tyre, që rrethojnë një sipërfaqe afër 3 ha. Muri, që mbyll rrethimin e parë formon një linjë rrethore me gjatësi 60 m dhe trashësi 3-3,2 m. Është i ndërtuar me gurë të papunuar, të mëdhenj e mesatare dhe ka tre ndërprerje, që mund të kenë shërbyer si hyrje. Dy prej tyre janë skajet e murit kurse e treta e lidh atë me rrethimin e dytë. Ky i fundit fillon në formë harkore duke u mbështetur tek i pari. Ka një gjatësi të përgjithshme 200 m dhe mbyllet në skajin tjetër përsëri me atë rrethim. Ka si veçanti përdorimin e gurëve të mëdhenj. Vendosja e tyre është bërë në mënyrë të çrregullt por duke ruajtur vertikalitetin ne faqen e jashtme. ku janë dhe gurët me të mëdhenj. Faqja e brendshme në përgjithësi është me gurë mesatare kurse mesi ka mbushje me gurë të vegjël. Rrethimi i tretë fillon me një mur mjaft të gjerë që shkon 3.6-4,5 m, që zgjatet sipas vije i roshkulluese në një gjatësi 60 m dhe pastaj harkohet e gjitha me një mur
Të ngushtë 2.8 m deri sa bashkohet me rrethimin e dytë. Nga ana lindore ai ndërpritet nga një mur ndarës, i cili shërben si i tillë dhe për rrethimin e katërt. Gurët e përdorur për ndërtim kanë mesatarisht dimensionet 50x50x60 cm kurse lartësia e ruajtur arrin 0.8 m.
-Rrethimin e katërt ka gjatësi 120 m dhe kufizohet nga perëndimi nga një mur periferik dhe vazhdon deri sa takohet me muret ndarëse.Është e vështirë për të dalluar këmishën e brendshme e të jashtme, sepse muri është mjaft i dëmtuar.
-Rrethimi i pestë në përgjithësi ndjek një vije horizontale me gjatësi 320 m.
Ka gjerësi 2,8-3,2 m dhe lartësi të konsiderueshme që shkon deri 2 m.
Nga një mur ndarës i lakuar ky rrethim parcelohet ne tre nënndarje më të vogla.Muret ndarëse ndryshojnë nga ato rrethuese si nga funksioni ashtu dhe nga mënyra e ndërtimit të tyre. Ato i ngjiten pjerrësisë së kodrës pa u lakuar. Gjerësia e tyre është e vogël, kurse gurët kanë përmasa të stërzgjatura. Jashtë mureve rrethuese nga ana lindore e perëndimore ka shume tarraca të cilat zbresin deri në afërsi të Buronjës. Në pjesën lindore hasëm disa mure të veçuar që ndërpresin vendet e kalimit. Këto janë ndërtuar me gurë të mëdhenj dhe kanë gjerësi 1.8-2,2 m.Duke vijuar më tej arkeologu thotë: Në rrethimin e dytë dhe të tretë me interes janë dhe themelet e disa ndërtimeve që i përkasin me sa duket dy komplekseve të veçanta për banim.Ato ruhen në sipërfaqe dhe janë bërë me mure me gjerësi 1-1,2 m.Në zonën e Kuçit hasëm në rrënojat e tre kishave. njëra prej të cilave ndodhet fare pranë fshatit.Kisha e dyte gjendet në shkëmbin e Katafiqit një shkëmb mjaft i thepisur, me një shesh të vogël në majë, ku sipas vendasve ka qenë kisha Pandelejmonit.Kisha e tretë është «kisha eHunëborshe” që ndodhet disa metra në jug të qe ndodhet disa metra ne jug te fortifikimit. Ka gjatësi 125 m, gjerësi 4.5 m përbëhet nga naosi,pronausi, absida dhe si tip është me gjysmë kryq, e ngjashme me kishën e Armenit. Aty gjetëm dhe pak qeramike, tjegulla tipike mesjetare me balte të ashpër e kanelyra të bëra me gishtërinj. Si përfundim mund të themi se Kataiqi është një vendbanim i fortifikuar i periudhës se hekurit por, që ka qenë përdorur si i tillë dhe në mesjetë.
3.
Në vitin 1965 Profesor Rrok Zojzi, në krye të ekspeditës, i shoqëruar nga Birçe H. Denaj në kalanë e Katafiqit ,gjetën Emblemën e Katafiqit, që është një’ gur me shqiponje dykrenore dhe tre gjethe lisi, të gdhendura në të, që është e njëjtë me emblemën e Dodonës.Fjalë për fjalë po ndalemi  me rrugëtimin e këtij artefakti.Historia e simbolit tone kombëtar dhe Dodona pellazgjike e përshkruar nga Besim Dervishi.
…Të gjitha këto gjetje arkeologjike janë shume të rëndësishme, por një nga gjetjet e cila fatkeqësisht nuk gjendet me ishte një pllakë guri me përmasa rreth 40×65 cm, gjetur në vitin 1974 në Labëri, me saktë në kalanë e Katafiqit në Kuç (Vlorë).
Ilustrimi është bërë nga grafisti Pandi Mele.Po në këtë vit i është dorëzuar në ngarkim Muzeut Vlorë me drejtor Llambi Durolli.
Në 1978 objekti është marrë nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi, dhe është dorëzuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.Në 1980 objekti i është dërguar F. Stamatit në laboratorin e restaurimeve, dhe më pas i është kthyer Akademisë së Shkencave.
…Në vitet 1980-1981 ky artefakt zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave. Ilustrimi i artefaktit është publikuar ne vitin 1982 ne kopertinën e punimit me titull “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” mbajtur nga profesor Aleks Buda. Vjedhja mund të jetë bërë nga armiqtë e çështjes shqiptare (apo blerë nga ta) ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë artefakte tjera (Për këtë të dhënë ndihmuan zoti Petrit Gaci dhe Besir Bajrami). Po ashtu kjo e dhënë është publikuar në rrjetin social Facebook të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë (DRKK Vlore) ne datën 24 Korrik 2015 ku thuhet se:
“Grafik i Emblemës e gdhendur në gur me përmasat 30 x 40 cm , gjetur në rrënojat e Kalase së Katafiqit nga etnologu i njohur Rok Zoizi në vitet ’70.”
Ky artifakt është përmendur dhe nga studiuesi H. Luci në një punim te tij për fshatin Kuç ku midis te tjerave thotë se:
“…Në kalanë e Katafiqit, Kuç,Vlorë është gjetur dhe një reliev i njohur si emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm, ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës….”
Mirëpo çfarë thotë më poshtë ky autor:Zhdukja ose asgjësimi i këtij artifakti duhet të jetë bërë për disa arsye.
E para shkaku i zhdukjes ka qenë vjetërsia e tij e cila sipas disa studiuesve shkonte 5000 – 7000 vjeçare ndoshta edhe me shumë. Shkak tjetër mund të kenë qenë simbolet e gjetura tek shqiponja. Në gjoksin e saj ishte i gdhendur gjethja e lisit e cila së bashku me shqiponjën vetë janë simbole te Dodones. E dyta trupi i saj sidomos flatrat është i përberë prej disa konturesh tip kolonash. Këto kollona sipas studiuesit Gj. Zoga tregojnë konturet e një ndërtese të vjetër pra të një objekti të lashtë. Kolonat identifikohen me vetë shtetin. Në një vend që dikur ka pas ndërtesa antike.Zeusi për të gjetur qendrën e botës hodhi dy shqiponja në ajër në të një njëjtën kohë, një në drejtim të lindjes dhe tjetrën në drejtim të perëndimit. Ato fluturuan drejt njëra tjetrës dhe vendi ku u takuan ishte qendra e botës. Ky vend nuk ishte Delfi siç përpiqen ta thonë disa, por Dodona, orakulli më i vjetër së Delfi. Nga atëherë shqiponja me dy koka ishte simbol i pellazgëve dhe Dodonës. Gjetja e këtij artefakti me simbolin e Lisit te Dodonës është një provë e fortë .