Afërdita Hadaj.

“Kalendar i vitit të ri”
Kalendar, me
dymbëdhjetë muaj,
mos kujto,se e ke
Njerëzimi, syt nga ty,
kërkojnë paqe dhe mirësi.
Kërkojnë jetë dhe
shëndet,nga ti
vit i ri plot shpresë.
Që shpirtin ta kenë
të qetë, zoti
t’ju dërgojë kismet.
Katër stinët që mban
brenda….të lutem,
kthej në pranverë.
Derdh ylberin,
me shtat ngjyra,
mjaftë me vuajtje,
edhe tmerr.
Tmerr nga koviti
flamosur,që jeten
na bëri ferrë.
Tmerr,dhe nga çmimet,
e larta,që kanë shkuar,stratosferë.
Tmerr nga lufta
që është hapur,
dhe konflikti
po vazhdon,
mjerë nënat,për bijtë
e tyre, që me kujë,
po i vajtojnë.
Ndalni dorën mor
katila,
që dhe foshnjat,
si kurseni.
Si s’ju thahet ajo dorë,
kur mbi gjak,
të tyre shkelni ??
E’h moj botë, kush
të mallkojë,
që kaq shumë je e trazuar. Nuk kanë fundë hallet,
e tua, e helmuar,
gjer në thua.
Na tmerrojnë nëpër
ekrane,mburren dhe
dhëmbët tregojnë.
Kush e kushë,
është më i forti, kur
armët i reklamojnë.
Mburren shum
superfuqitë, që armë bërthamore kanë.
S’është çudi,
mundë ti përdorin,
dhe botës, ti bëjnë hatanë.
Mbahu ti moj botë e mjerë, ç’është e shkruar do ta heqim.
Një ditë, një fundë do të ketë, si i ligu dhe i drejti.
Lutjet tona, për këtë
vit,zot i madh na i dëgjo.Na sill paqe dhe bekim, botës
zemrën ja shëro.
Kalendar me dymbëdhjetë muaj,,,qofsh bekuar
vit i ri.Presim shum
nga ty, sivjetë,
shëndet…..paqe,
dhe qetësi.