KALENDARIT TË ATDHEUT


Nga Kasam ShAQIRVELA

KALENDARIT TË ATDHEUT

(Tregim i shkurtër i dalë nga rrëfimi i ngjarjes së përjetuar)

Gjatë kohë ëndërroja, sikurse një çilimi, për “Kalendarin e Atdheut”, që ma pati lënë trashëgim Gjyshi im, ndjesë pastë, të kyçur me dry aty në arkën e vet, ai atë arkë e kishte sjellur nga kurbeti, të cilin e kishte bërë me shumë mundime, një kohë mjaft të gjatë që e kishte kaluar në Vllajakë. Dhe unë tani, pareshtur, po e kërkoj çelësin e arkës së vjetër!

Edhe Lokja më pati thënë se gjyshi sa ishte gjallë, vetë ai, çelësin e varte, bashkë me pushkën grykëhollë, te bedeni kryesor i Kullës së Vjetër… Sa mbaj mend unë, nga rrëfimi i gjyshes, ajo më tregonte se në atë kalendar gjyshi i shënonte datat me ngjyrë të kuqe si gjaku ndonëse dinte shkrim e këndim, ai e vente pikën me gishtin e tij të premë “çup”, që ia kishte prerë “naçallniki”[1] i udbes-UDB(Uprava Državne Bezbednosti=Drejtoria e Sigurisë Shtetërore)..!

Kur e kishte pyetur ai farë kryeshefi i njësitit ndëshkues, gjyshin tim, me rastin e bastisjes së Kullës Vjetër për punën e armëve(aksionit për mbledhjen e armëve), i kishte thënë: “-I kahit je ore ti malok ardhacak(odakle si ti seljačino novajlija)”.! Gjyshi nuk kishte desht me fol serbisht(edhe pse klasën e parë dhe të dytë qysh në kohën e krajlit e kishte mbarue te daskali, po në serbisht) dhe e dinte shumë mirë atë gjuhë bastardësh por nuk e flitte… dhe për atë shkak e kishte zgjatur krahun e tij.. e me gishtin tregues që e kishte drejtuar nga Mali Sharr, duke e tundur kokën në shenjë pohimi e duke u thënë më heshtje se, -unë jam i vjetër këtu sa vetë Mons Skardusi … Nga ky akt i papritur i gjyshit dhe fort i guximshëm, “naçallniki” i xhindosur si një hienë e uritur për gjak, aty për aty, i kishte urdhëruar milicët ta lidhnin malësorin e pabindur e pastaj, me kmesën(kumbesën)e tij t’ia shkurtonin gishtin” dhe, me gojën e vet kishte pasë thënë: -prisnja se e paska si shumë të gjatë gishtin(skratite mu taj prst jer mu je predugačak)!”

Gjyshi, si i paepur që kishte pasë qenë, i kishte shtrënguar dhëmbët, sikurse luftëtari thikën kur e kalon lumen në këmbë,napër ujë, duke e kafshuar “sherveten” që e mbante rreth qafës, e cila i shërbente për t’i fshirë djersët e ballit kur punonte në arë, apo kositte “Livadhin e Madh” i cili ndodhej afër “Prrojt t’Thatë”, mu aty nën malin te “Gjuri Shipes”, vetëm e vetëm për të mos piskatur nga dhimbja…e që mos t’i bëhej qefi naçallnikut..!

Dhe ai, pra gjyshi, u vënte shenjë të kuqe datave të shënuara në ditët e zeza, nga Motet e Mëdha, në faqet e kalendarit të atdheut me ngyrë qielli që ngjante me një natë të kthjellët me yjet plot shkëlqim…

Nanuçja, siç i thoja unë gjyshes sime, pra Lokja më pati thënë se, gjyshi im, atëbotë çelësin e kishte lënë amanet, qysh më atëherë kur, me një ton urdhërues, kishte thënë: ”-ket çels le ta marre nipi jem i cili, i pari prej tjerve, ka me pyet për gjyshin e vet dhe ka me e shqyptue emnin Atdhe”….

Ëndrra vazhdon,… sot e mot…!

© K. Sh.

[1] Kryeshef xhandarmërie, milicie e më vonë policie[fjalën dzandari,serbet e kishin huazuar nga frëngjishtja: jandarme(zhondarmë)]

About Post Author