Kali i jetes


EQEREM CANAJ

KALI I JETES

Poezi

Mbremja,

kapaku i ergjendte,

krijimi i vetvetes pafund,

celsi qe hap- mbyll dyert e nje bote,

e cila vjen- iken pa pyetur kend,

largohet qet, pas celjes se agut :

kapaku i ergjendte,

dites ia qeton dhimben

mbremja,

mema e kater stineve,

teksa u dikton thelbin autentik,

duke ua rrembyer gezofin moteve,

pelerinen e zeze- pike-

per njerine,

gjithesine…

keshtu, nata e zeze

per dite te bardhe!

oh,

nata e qeneve,

qe lehin, vend pa vend, pa pushim,

imoraleve, hajduteve, kermave,

nxijania nate qe u jep guxim :

jete njeriu skaj me skaj,

mbremja jorgan i saj

pa, edhe nata e poeteve,

qe, pas gallatave e diteve me zhurme,

rendin e i sulen nates ne kthese,

duke ia derdhur trute cudiberes…

dhe, ne mullirin e arte te kafese,

bluajne e bluajne vargje poezie,

nga mbremja ne mengjes :

per ty, Njeri…

dita, gjuha e se vertetes,

nata, ali i zi i jetes.

About Post Author