Kali i yt i kapërcen,
njëqind qiejt e të pa shpresit,
Po dy krahë nuk po i gjen.
U mbyt në pikë të mëngjesit.
Të të çojë lule më degë,
Frikë ka frikë se mos të ha,
Humbi ledhit nëpër shegë.
Dalëngadalë lëshon nata,
Flokë të butë errësire,
Ti mbulon pjesët e arta,
Ndriçon si gjysëm pasqyre…
Është një dritë atije në hije,
Sikur e kanë venë për mua,
Përmbi kokë kur të bie,
Gjoksi jashtë më ngjan si ftua.
Ende s’më ka dalë inati,
Më shpove me cep të syrit,
Ç’të kërkova unë i ngrati,
Një pikë qumësht nga të gjirit!
