Kalores i Urdhrit të Flamurit Çiftit Zylo


Kalores i Urdhrit të Flamurit Çiftit Zylo

Thank you Mr. Ilir Meta, President of Albania!

Faleminderit zoti President Ilir Meta per dhenien e titullit:

KALORES I URDHRIT TE FLAMURIT

Ju vlerësoj per kete cmim më shumë për shkak të rrugës që kemi bërë familjarisht dhe kalimit te oqeanit duke e shtuar maksimalisht nivelin e ujit nga lotet tane dhe te gjithe emigranteve qe lene token ku na ka rene koka, e lame ate dhimbshem, tmerresisht dhimbshem…

Si mesuese midis dy kontinenteve per letersine dhe Gjuhen Shqipe gjithmone i mesoj nxenesit e mi “Le t’u jemi mirënjohës njerëzve që na bëjnë të lumtur”.

Ata janë si kopshtarë trendafilash që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë.

Rruga jone ne 25 vjet prane Diaspores nuk ka qene e shtruar me petale, por ne fillim dukej sikur kishte gjemba qe te shponin thelle, thelle, por shpirti i lire i shqiptarit neper bote ben qe te jete si nje kirurg i mire qe di te operoje atje ku plaga dhemb dhe me kalimin e kohes e sheron mjeshterisht.

Ndihemi krenar qe puna jone si TV “Alba Life” si media ne aktivitetet me te rendesishme dhe qindra intervista qe kemi realizuar dhe si Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ne te gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe ne Online u vleresua dhe propozua nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” me kryetar z.Mark Qehaja me kryetar Nderi z.Bashkim Shehu si dhe gjithe kryesine, u mbeshtet dhe kurorezua nga Vatra me kryetarin e nderuar Dr. Elmi Berisha si dhe nga z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit. Mirenjohje zoti President Ilir Meta qe e moret ne konsiderate dhe na vleresoni me titullin e larte: Kaloresi I Urdhrit Te Flamurit titull qe absolutisht i perket Diaspores, punes se saj titanike dhe gjithe stafit, mesueseve, prinderve dhe nxenesve te Shkolles Shqipe “Alba Life” te cilet ecin me ne ne udhen e ndritur te Kombit.

Faleminderit bijave te mia Valbones dhe Klodianes, mbesave Dea, Saranda, Emma Liri dhe Richard Jon per durimin e tyre dhe mbeshtetjen.

Faleminderit bashkeshortit tim Qemal Zylo qe mbahem fort ne supin e tij dhe ecim, ecim pa u ndalur. Ja dhe titulli qe ne marrim eshte vene ne nje folder, jemi te pandare.

Faleminderit zoti President Ilir Meta!

Faleminderit Shqiperia ime!

Faleminderit Diaspora!

Nga fjala ime e mirenjohjes

13 Qershor, 2022

Manhattan

About Post Author