Dr. Selman Meziu

Nuk ka randësi se ku ndodhi. Po kështu edhe pse u veprua kështu. Çështja shtrohet të zgjidhet në të mirën e shkruesve e lexuesve, të shkollarëve, studentëve e studiueseve. Pra të mos i lodhim ato.
Të mos ju presim vrullin e të nxanunit të dijeve, kulturës. Pse jo dëshirën e mirë të atyre që dëshirojnë të dhurojnë. Këtë virtyt njerëzor bujarie. E kjo është një detyrë që t’a ndalim për t’i hapur shtigjet dijes, kulturës, zhvillimit intelektual, ekonomik e njohjes së vetë vetes dhe të tjerëve nga dje, sot dhe nesër.
Ёshtë një kapacitet që shpreh ndërgjegjja e çdo njërit për të dhuruar. Për të trashëguar kulturën, dijen si themeli i një kombi. Për të pasuruar brezat me ushqim të tillë, motorin e ecjes përpara të shoqërisë, popullit të të gjitha niveleve. Mirëpo ja që nuk mundesh. E sot në shekullin e XXI ndodh edhe kështu.
Si qëndron e vërteta. Në bibliotekat e çfarëdo institucioni shtetëror, mund të dhurosh libra, por duhet shkruash një kërkesë dhurimi, më parë. Po si qënka kjo? Pra shkruesit qoftë poet, gazetar, shkrimtar, shkencëtar apo i çfardo zhaneri qofsh, i asht kufizuar, shkurt, ia kanë ‘’ndryshkur,, këtë të drejt. Nuk e dimë nëse me urdhër nga lart. Apo një lajthitje e një qeveria të sotëm. Mirëpo, ja që asht një realitet që duhet, njohur e kërkuar zgjidhje. Pra pa dija, mbi trashëgiminë e dijes. Burokracia mbi vështirësimin e përçimit në kapilarët e dijeve tek i riu e reja dhe jo vetëm kaq, por te dhjetëra brezash që do të vijnë. Këto thesare dijesh do të shndërrohen në energji nxitëse, ideuese të zhvillimit të jetës me kërkesat e saja në rritje.
Më parë se të bani një akt dhurimi një sasi librash duhet të shkruash me makinë shkrimi ose dhe me dorë një KЁRKESЁ që juve keni dëshirë, të dhuroni këto libra kësaj biblioteke apo institucioni të çfarëdoshëm. Nuk e dimë shtysën, pra motivin e këtij rregulli apo ligji absurd demokratik apo anti dije e kulturë. Ne do të përpiqemi të hedhim dritë mbi këtë veprim të sapo dalë nga një ‘’kokë e nxehtë,, e kohës se demokracisë alla shqiptarçe.
Dikush hedh hipotezën se kjo ka një bazë. Dhuruesi, dhuron një vandak me libra. Ndoshta të shkruara nga ai vetë, pse jo të mbledhura si copëza hoje mjalti në rrokullimën e viteve. E sa t’i hedhim në kazanat e plehrave, t’ua dhurojmë bibliotekave të shkollave, apo ndonjë tjetër institucioni kulture, arsimi, shkence apo universitare.
Duke manifestuar një gjest njerëzor, të kulturshëm. Si investim për të ardhmen. Si ndërtues i shtatores së dijes në mendjen e brezave te rinj e të qindra të tjerëve më pas.
Kjo nuk ishte, së paku, para një viti. Mirëpo ja na ‘’mbiu,, tani. A ka ndonjë shkak? Si lindi kjo ide ‘’moderne,,? Ka hamendësime që thonë se kur dikush dhuronte libra, dokumente, gazeta etj. i merrnin vetë drejtues apo punonjës të institucionit që i dhurohej. Ndoshta dhe vete bibliotekaret. E atëherë për të prere këtë vjedhje u ‘’shpik,, kjo mënyrë për t’a parandaluar.
Mirëpo, kjo mënyrë, venit, dhunon dëshirën për dhurim librash etj. Sepse më parë se të shprehesh, ose realizosh këtë dëshirë, ide, duhet të ulesh e të shkruash një ‘’’shkresë.,, pranuse, pra e doni dhuratën kuptohet nëse keni nevojë që të ma realizoni këtë dëshirë. Këtu qëndron absurditeti i kohës tonë ku jetojmë në Shqipëri. Një herë në një kohe i dogjëm e përvëluam mijëra biblioteka me libra, studime shkencore etj. në fshatra, qytete, shkolla, institute, univesitete me thesaret e dijes, librat që i janë të kohës, por nevojiten e i shërbejnë përjetësie etj. Tani nuk na lenë që ti krijojmë, formojmë këto institucione të shejta kulture e diturie domosdoshmëri zhvillimi të një populli. Sigurisht absurditet me fuqi në kub.
A ka zgjidhje? Po të pyeteshin njerëzit e dijes, intelektual, shkencëtar, profesor e akademik do të gjendesh. Mirëpo kjo pseudo demokraci ka prodhuar mjaft ‘’gjeni,, që në fakt nuk janë asgjë, por ja që janë formuluesit e vendosësit e këtyre rregullave plotë errësirë diturish e varrosësh dëshirash.
Njëra nga zgjidhjet. Mund të krijohet një formular i thjeshtë nëpër biblioteka, ku së pari të jenë disa të dhëna personale të dhuruesit, pastaj adresa e firma e bibliotekares dhe e dhuruesit. Diku disa kolona bosh për të shkruar titujt e librave, revistave etj Një kopje do të mbetesh bibliotekës një tjetër dhuruesit. Pse të mos përdoret edhe interneti për këtë akt dhurues, që librat të mos përfundojnë në kazanat e plehrave. Pra ja një metodë e thjeshtë, praktike që pengon korrupsionin, por i hap kapilarët kulturës, dijes, zhvillimit. Gjithashtu lehtëson moralisht e psikologjikisht dhuruesin duke shkelmuar burokracinë e një shteti skllav i individëve kapedan, aspak demokrat e me kahje zhvillimi kulturor e arsimor të një kombi si i yni.