Kam ecur drejt në parrugën t’ime,
Kam numëruar zogjtë
degëzave të kërrusura nga pesha e tyre,
Gjurmët e lepujve,
Lëkurët e zhveshura të gjarpërinjve,
I kam futur sa më thellë në xhepat e shpuar.
Kam ecur drejt.
Parruga asnjëherë nuk u ankua për të pabërat e mia,
As gjethet,
Degët e thyera,
Fjerërat e shkelura me këpucët e mia gjithmonë jashtë mode…
Drejt, drejt kam ecur në parrugën t’ime,
lisave në Epir,
Tre cicërima,
Dy klithma,
Një dihatje.
Mos i keni parë?
Nuk e di ku i humba
Njëqind shekuj
më parë!