Teuta Shaqiraj
Kam etje për “lumin” tim
Jam rrjedha jote e çmendur në çdo kthesë,
që përplasem brigjeve të tua me gaz e lot.
E gjumin ma trazon në verën e nxehtë,
kur me shira vjeshte gjirin ma gufon.
Unë, shtrati yt i pabesë ngaherë,
m’eshtra fishekzjarrësh fshehur nën taban,
shpirtin ta xhvesh lakuriq, si natën e parë,
e të pres në mes, si Moisiu lumin Jordan.
Zbathur gërryej shtratin e të hyj në palcë,
e copëza jete lëvizin si në ekran pa gjak.
Kujtimet ulen përmbi breg si guralecë
syri m’u njom e shpirti memec m’u mpak.
Teksa filtroj ledhishten e plogët
në sitën e shpirtit që rrjedh me ngadalë,
por ca drurë atje nën dritën e mugët
më kujtojne dikë që zgjetheroi kurrë.
Vështrimi më kapi mpleksur nëpër rrënjë,
një zemer prej guri të zbardhur pa damar,
e marr, e puth, ta ngroh në pëllëmbë
por ishte e kotë s’kishte rrahur më parë.
E qortova veteveten, lidhur pas fjalëve
po ç’desha të hyja aq thellë në rezonancë,
Jam rrjedha e çmendur që përkëdhelet ijeve,
të lumit të tij, përmes stinëve, si një romance.
Teuta Shaqiraj
