Kam frikë…!Eduart Veli


KAM FRIKË…! (Shkruar më 14.02.2009)

E dua,..e dua shumë mëngjesin.., kur vjen,

E kam shumë frikë ,muzgun kur bie,

Kam frikë,..mos ndoshta.,e nesërmja s’më gjen,

E kam shumë frikë,natën pa yje!

E kam shumë frikë errësirën,kur bie,

Se ndoshta,ëndërrat,nata që vjen,mi mbulon,

Ndaj në tjetërën hemisferë, ëndërrat  i shpie,

Dhe prapë i marr,kur dita agon!

Kam frikë,kam frikë ,të dal në rrugë,

Se dikush, ndoshta, ëndërrat mi rrëmben,

Kam frikë bulevardin plot me zhurmë,

Ku askush ,.. kokën s’ta kthen !

Kam frikë,kam frikë natën të flë,

Se  ndoshta…,dhe ajrin ..,na e vjedhin një ditë,

Kam frikë,se ndoshta detin.,një ditë s’do ta shoh më,

Mos vallë,dikujt,natën,do tja dhurojnë për prikë!

Kam frikë,vëllezër,kam frikë të ëndërroj,

Se dhe ëndërrat ..oh,,mund të mi vjedhin një ditë,

Nuk dua..,pa ëndërra. ,asnjë çast të jetoj,

Nuk e dua jetën …,pa ëndërrat dhe  pa sytë !

Kam frikë…,kam frikë të bëj poezi..,

Se edhe vargjet..,poezinë,ti lidhin me zinxhirë,

Mos mi lidhni vargjet…,thërras me sa kam fuqi…,

Por zëri im …,tretet,diku laaarg,në hapësirë !