Kam mall…Kaltrinë Uka


Kaltrinë Uka

Kam mall…

Kam mall…

dhe përmalljet mizore m’tërbuen vlaget e gjakut,

regtimë e zemrës mblodhi vajet e ofshet në nji vend

zhaurimat e rrepirta fijezuen denesën tem me gurrmaz të vikamave t’dhimbshme.

Kam mall…

dhe erëmimet e thekshme të mallit

rrënuen rreshtinat e ditëve e netëve t’lumtuna,

hakërrimat e andrrave gardhuen lakminë për kurmin tand t’epshtë.

Kam mall…

dhe endena nëpër magmë shpresash me plagë në gji,

vërshon heshtje që mpiks kuji,

gulçet e gërvishtjet e klithmave në deje

rrënojnë mbi mue tana lutjet

me drojë e britmë.

Kam mall

dhe ky mall asht ba kambanë që ushton zhurmshëm

në t’hershmen dhe të vonën e agimeve të mija.