Kam ndryshue!Donike Rrethej


KAM NDRYSHUE !

Nuk jam ma ajo qënia e brisht e delikate q’i derdhte lot para tejet,

jo nuk jam ma ajo q’i priste krahët hap e gjoksin tand prej burri,

kambët e mija kan ba’e udhë i dashtun e valixhja asht mbushun plagë,

duhet me e ditë tesh se zemra e shpirti m’jan ba’e prej guri.

Nuk jam ma ajo 20 vjeçarja ,kam do vite ma shumë ,ma shumë !

q’i padurim priste fjalët e bukura e disa komplimente,

dorën e nji burri me i tregue udhë ,

duhet me e ditë se krahët e mi kan përshkue qiej e kambët kan rrahun dete.

I njoh tesh plagët e mija , plagë kam dhanë ,kam marrë,

kam kja n’netët e vetme ,t’kam ba’e me derdhë lot,

nuk kam ma gjithçka me t’dhanë,

( ah ,kam kambët e lodhna e valixhen plot ).

Ah,sa tunele andrrash t’zhdukuna kam hapur me thonj t’përgjakun,

me arritë nji dritë q’i m’dukej sa larg,

nji ditë ngjisja 2-3 shkallë e thoja : ja lumtunija!

po ditën tjetër bija posht 20 shkallë e m’duhej me fillue prej fillimit prap.

Nuk jam ma ajo 20 vjeçarja q’i t’linte letra n’çdo qoshe,

dedikime dashunije kur unë ikja larg e ti pritje ardhjen teme,

nuk kam ma nji botë me njoftë,

tesh kam njoftë pak prej gjithçkasë mbaje kët n’mendje.

Jo trupi jem nuk asht ma aq i brishtë !

edhe se kam ala shumë nur e tjetër bukuri,

zemra jeme sod kërkon gjana t’tjera ,

ka ikë ajo kohë dhurata ,stoli.

Sod ?!

Kam ba’e udhë t’g’jatë duhet me e ditë ,

sa ndjej vitet përmbi supe q’i m’japin peshë ,

kam provue humbjen ,lotët q’i t’masakrojnë,

shpirti m’asht vra’e ,nëpër rrugë m’asht zhdeshë.

Jo !

Sod nuk duroj shumë fjalë ,as gjeste t’pa’kuptimta,

nuk rrehem ma me nji fjalë thjesht : t’due !

a e din ?! kam kalue z’dathun rrugëve t’pastra e t’pista ,

kam vra’e shumë zemra ,m’kan vra’e edhe mue.

Heshti se nuk kam kurrgja me thanë ,

flas kur ndjej nevojën teme me folë e ti pak t’m’kuptosh,

kjaj se m’kjahet e kur ndjej dhimë mbrenda mejet,

edhe buzqeshi e vetme ,strukun diku n’nji qosh.

Po , sod nuk jam ma ajo 20 vjeçarja e dikurshme,

q’i ka nji botë me njoftë ,botë me zbulue,

hapat e mij kan ba’e udhë i dashtun,

nuk pres shumë prej tejet , mos prit shumë për mue .

Kështu !

Kur unë vendosi pak me ikë e me ndej e vetme,

me shërue edhe plagët n’qetësi ti mos m’kërko,

eh , sod harroje nuk jam ma ajo 20 vjeçarja q’i pret me i ba’e udhë ti,

se don me prit kohën teme ok?!e se s’don ok !?

( vazhdo ).

( ripostim ).