Kam ngecur në joshjen e dritës-Ilmi Cani 


Kam ngecur në joshjen e dritës.
Si në dashurinë e një gruaje;
Nën luspat e një sirene që më këngëzon.
Ndërthurur qerthujsh të blertë.
Në gurrën, që etje, s’ mund të shuaj.
Sikur, drita të qe rrjetë.
Në mos, josh një flutur.
Si në jetë.
Peshkuar në të dritës rrjetë.
S’ dua të dal, vdekja, s’ është e bukur.

Ndoshta, s’ do vdes si flutur.

Kam ngecur në qerthujt e fjalës, robëruar.

Kam ngecur në dritën e bukur.
Rob i fjalës, dritës, kalëruar.

Poezi, o shpirti i bekuar.

Kjo sot; është në fuqi urimi.
Fjalë e parë e këtij viti
Sërish gëzuar!