Kam një gëzim:Gina Kapej Xhaferaj


Kam një gëzim

Kam një gëzim në zemër
Vjenë si gurrë në agim të ri.
Përtej malit, përtej detit
Qënka një kopësht mrekulli.

Sec kisha ca pengje jete
Që më zgjonin që pa gdhirë,
Më kishin lidhur një kob
Ish lidhur si me zinxhirë.

Të gjitha i mblodha vete
I vura në një tastier
I hodha në mes të detit
Zoti di se ku do i shpjerë.

Moj hënë moj grykë- -zënë.
Që retë vetë mi largon,
Më jep vetëm urim zemre
Nëm shpërblim, që më takon.

Të gjitha lëndinat blerore
Rrugë më rrugë do ti kaloj
Do kaloj brigjet të tjera
Arë e lule do kërkojë.

About Post Author