Kam një mike-Majlinda Pajaj


Kam një mike

E kam vërtet një mike të mirë,

Aty mbështes fjalën, në një udhëkryq,

Trishtimi saj, kur sytë e mi errësirë,

Me përqafim lotët e mi kyç.

E kam vërtetë një mike të mirë,

Që dimrin tim e kthen në behar,

Më çliron më bën të ndihem e lirë,

Stresin, mërzinë, një fllad i lehtë t’mi marë.

E kam vërtet një mike të mirë,

Lind si një diell kur unë kam ftohtë,

Dhembjet e mia i mbyll me zinxhirr,

Si ekuator për mua, gjithmonë ngrohtë.

E kam një mike të mirë vërtetë,

Që hap portat e Olimpit për mua,

Së bashku udhëtojmë të dyja në jetë,

Në shtigje, hobe, pasione që dua.