Kam shkruar dhe më përpara-Vilson Mersinllari


Kam shkruar shumë herë dhe më përpara

le të më quajnë si të duan,a nuk e di

poet nuk dua të më quajnë mua kurrë

le të më thonë -zhgarravinas apo bejtexhi-.

Më vjen të pëlcas nga inati,me disa njerëz

më vjen të pëlcas,me këta njerëz mjeranë

kur shkruajnë gjithë euforizem të pa parë

thonë ne jemi sot poetë,jemi Lasgushjanë.

Fillojnë me shkrimet e tyre japin leksione

na tregojnë ata, se çfarë është poezia

sikur janë nominuar për çmimin -Nobël-

sikur marrin vesh shumë ata nga letërsia.

Unë do të shkruaj sot,siç më do ”qefi”

dhe nuk dua t’ja ”di”,ç’është poezia

por nuk do të lejoj,kurrën e kurrës

që këta të më ndrydhin ndjenjat e mia.

Kam shkruar dhe më përpara për”ferra”

për ”ferra” që nëpër këmbë më vinin

që të ecja vetë në jetë,në rrugën time

këto”ferra”që të ecja,jo nuk më linin.

Por paska edhe sot,në këto vite

paska nga këta njerëz -vrroma-

unë thashë se shpëtuam nga këto ferra

por nga këto ”ferra”paska akoma.