Kamping Lekdush


G.Llojdia

1.

Kurre vizitoni kanionet e Nivices dhe keni udhetuar nga qyteti i Ali Pashes,Tepelena drejt Nivices aty ndane rruges do te gjeni nje resort te vogel turistik, por gati fantastik per turistet e turizmit te aventures. Nje destinacion i ri turistik ne fshatin Lekdush -Tepelene.

Turizmi malor eshte i frekuentuar nga shume turiste vendas dhe te huaj.Kushte te mrekullueshme per fjetje dhe ushqim bio nga zona teper cilesor.

2.

Pyetja se ku gjendet ky resort turistik?

Aty ndane rruges qe te shpie ne kanionet e Nivices,pra ne fshatin e pare te Kurveleshit,fshatin me emer dhe tradite Lekdushi.

Kthehuni me pare aty per te provuar agroturizmin e zones por edhe per te njohur malet e larta por edhe historin e pasur.

3.

Lekdushi shkruan L.B.Zylfo,bën pjesë në pesë fshatrat e Kurveleshit të Sipërm, në Krahinën e Labërisë. Së bashku me fshatrat Porgonat, Gusmar, Rexhin dhe Nivicë, janë vendosur në rrethimin e maleve të lartë të Kurveleshit që ngjajnë si një kështjellë gjigande natyrore. Kurveleshi përmendet edhe në një diplome mesjetare të vitit 1304 me emrin Chirilisej, si zemra e Labërisë.Fshati Lekdush e ka marrë këtë emër nga një prijës i shquar Lekë Dushi, i cili mendohet të këtë jetuar rreth viteve 1100 të erës sonë. Ky fshat ndodhet në një lartësi afërsisht 950 metra mbi nivelin e detit. Pozita gjeografike: Në Lindje të Kurveleshit, në gjerësinë gjeografike 40 22 (400 13′ 23″ N) dhe gjatësi gjeografike 19 06 (190 57′ 44” E). Shtrihet mbi gjunjët e Malit të Barit (maja e Barjamit) dhe Malit të Bunaçit. Të dhënat hsitorike për këto fshatra, flasin për një popullsi rrënjëse iliro-shqiptare që nga kohët e lashta. Lekdushi kufizohet në veriperëndim me fshatrat Nivicë e Rexhin, në Jugëperëndim me fshatin Progonat, në Lindje me fshatin Picar dhe në Verilindje me fshatin Bënçë dhe Luzat. Lekdushi shtrihet në një sipërfaqe prej 724.16 ha. 

About Post Author