Ripostim me shkas të poezisë sime, për nder të përurimit të bustit të së Madhes,, Nexhmije Pagarushës
KANARINËS SË DARDANISË, NEXHMIJE PAGARUSHËS
Sot, për yllsinë Tënde, Nexhmije
do thur vargje nostalgjie,
për zërin Tënd hyjnor,
që ndër malet tona qëndron kurorë,
sot, kur në mesin tonë më s’ je
e trupi yt dergjet nën dhe,
kur zani yt ende në shpirt na jehon,
si Diell që kurrë s’ perëndon.
A mund t’ i thuhet trëndafilit
mos çel, mbylli petalet,
a mund t’ i kërkohet Diellit e Hënës
mos ndriçoni të bleroni malet,
a mund t’ i kërkohet lumit e kroit
në mes të vapës të rrijnë të ngrirë,
aq mund të të themi ty, nënë kanarinash Dardanie,
përgjithmonë lamtumirë!
O Perri Bjeshke Rugove,
ku me aromë lulesh deh e zërit tënd jehona,
o ëmbëlsi e gurgullimë ujëvarash,
ku lozin Shotën Zanat e maleve tona,
përgjithmonë shpirti yt do frymojë,
ku shkrep nur e Shqipeve bukuria,
ku lashtësisë shqipe i dridh telat
me krenari lahuta e çiftelia!
A ka si Ti që di të lusë për një buzëqeshje trimi,
sa herë në zemra na troket malli për dashurinë,
a të u këndojë rrezeve sa herë na puthë agimi
a kreshtave tona t’ u këndojë për lirinë,
a di kush t’ i këndojë bareshës, bariut, dasmës së malësorit
duke shkrirë gjithë atë ndjenjë dashurie,
o Yll më ndriçues ndër gjithë yjet e qiellit,
simfoni kanarinash , e jona Nexhmije!
VIOLETA KADRIU O7 MAJ 2021 PODUJEVË
