Kandrrat-Valbona Kolaveri


Po mbërdhijnë zemrat

Po mbërdhijnë smirë,

Ditësh të ftohta bajate

akshihane mospajtimesh,

Po mpihen,po mpaken

Shihen tek dehen ndër ta

Vetkënaqësish,

Der t’u merren këmbët

Padashurish

Po dergjen

Mosmirnjohjesh,

Vetmohuese ,

Po këmbejnë vetet

Padrejtësish

Në transaksione interesash,

Gjaku,po shëndërrohet

Drejt asgjësë,

Një jetë të tërë,

të humbur,

Të zhbērë

Sfiliten ditët,

Me ngrehina fjalësh

Që therin terret,

E shpërndahen si kandrrat,

Shpirtrat ,

Të brehen ndër vete

E sertë dora

Që shtrëngon inate

Nën dhëmbë,

Fshehur intrigash

Ngërdheshëse fytyra,

Tek sheh nën sy lakmitarê

Dhe të kujton

Që kandrrat në shtrojë

Zgrapëse ,ziliqare

Zemrat po shpojnë..