Kanë kaluar gjithë këto vite-Vilson Mersinllari


—————————–

Kanë kaluar shumë,gjithë këto vite

përsëri jam dhe qëndroj po në këmbë

se kam ecur gjithmonë me kokën lart

paçka ndonjëherë me shpirt”ndër dhëmbë”.

Mbi supe kam mbajtur,”ferra”dhe brenga

janë munduar shumë,në jetë të më pengonin

dhe më lëshoheshin çdo ditë nëpër këmbë

që të ecja gjithmonë përpara,nuk më lejonin.

Për mua kjo jetë,ashtu qe,se ashtu u shkrua

se ëndrra që kisha,nga këto”ferra”mu shua

sot me veten çuditem,si bëhen këto gjëra të tilla

ferrat që kisha nëpër këmbë,sot me ofrohen si trëndafila.