Angjelina Gjeka Murtezi

E lashë zemrën te cepi i yllit dritëshumë,
e lashë andrrën si meteor
nën dritën e hanës të nusërojë.
ku yjet lahen në kaltërsi,
diellit t’i buzëqeshë e mijëra diej të lindin me ditën
që gishtat i then me plogështinë.
Atje, me zanat ku lahen në kroje
që gurgullojnë,
ujë i bardhë, dritë, kristal,
atje e lashe zemrën në tingujt e fyellit
me kangën e bylbylit,
u banë nota në pentagram.
Në lëndina të gjelbërume
plot me lule, porsi flutura,
flladi i lehte i ledhaton,
nëpër hojet e mjaltëzume
kanga e dritës do jehojë.