Kanuni po të le fajtor për tri gjaqe


(Treguar nga Tom Shpendi (RIP), formuloi Naim Kabashi, Suharekë/ Prizëren)

Botusha asht nji fshat në Rekën e Keqe një fshat me tradita fisnore. Jetonin në harmoni fshatarët në mes veti dhe drejtësin e ndanin me kanun, nga plaku dhe atedhetari i madhë Binak Alija i Krasniqes të Malsis Gjakovës. Familjet Sokoli dhe Tafaj, dy familje shumë të mira të fshatit Botushë, për fat të keq bin’ në ngatrres pa fajë, ku një antar i familjes Sokoli me pahir e vret një të familjes Tafaj dhe kështu ranë në gjak pa nevoj, por ka njëher është edhe fat me u ngatrru me burra. Familja e Tafajve nuk pranoj ndërmjetësus fare. Me një mbramje me dy mashkuj ju rrasë në kull familjes së Sokolajve dhe e pleqnun këtë punë vetë. Tafajt i thanë Sokolajve:

– Kjo pun’ nuk na ka bo me qef, andaj propozimi ynë është kështu: që ti me familje të largohesh sa hec kali, për gjashtë orë!

Sokolajt pranuan menjëher. U larguan dhe u vendosën në fshatin Krushë e Vogël të Podrimes dhe filluan të zhvillohen dhe gjallnojn. Por për fatin e keq të botushësin nuk e donin rrethi, në trollin e ri. Një dit kritike të botushësit i vinë do mysafir dhe e zonja shpis i thotë nuses së djalit:

– Del në kojshi dhe merrma do krip për gjell!

Shkon nusja në kojshi, për të lypur kripë, por k’ta të fundit të pandershëm e nalën nusen për tri net.

I zoti shtëpis nuk e prishi rendin para musafirve, sepse ishte trim, por për gjdo dekik e dveste nënën:

– Ku është nusja?

Nëna mos me u turpnu para mysafirve, gjente llo-lloj arsyje, mos me ardhë ndonjë ngatrres, se bollë ishin ngopur me të parën. Mas tri netë, nusja u kthy e qnjerëzuar nga fqinjët, por i botushësi burrë, masi i përcollë mysafirët, po e vetë:

– Nuse ku ke?

Nusja:

– Më nalën kojshitë!

I botushësi:

– A të nalën ata, a, u nale vetë?

– Më nalën ata, po s’po muj m’i gjetë rrug veti, për të kqijat që m’i bonën!

I botushësi shum’, fisnik e la këtë pun në heshtje dhe fqinjët u gëzuan pa mas, por ky gëzim ju shkoj shumë shkurt. Një ditë punonin në arat pranë Drinit prashitnin misër, e i botushësi nxuni pusi (prit) nër do kaquba e, të katër vllezrit dolën po punojnë dhe të keqen që ja kishin bër të botushësit, e kishin harru fare.

I botushësi me qetësi, e morrë në thum të parin e paloj për tokë, i dyti u hutue kur i ra vllau, por edhe këtë e rroki plumi në kokë, i treti filloj me ikë, por kot, ndërsa të katërtin e rroki plumi në kapuq, por pshtoj, kështu që i botushësi masi i vrau, mbi fytyr të t’vramit e la një shami me tri gëzhoja e me një fishek dhe u kthy në shtëpi.

Krushja e vogël u trondit nga kjo vrasje, por vllau që shpëtoj e dinte arsyjen, por nuk tregonte në masë, se ishte fajtor. Një dit po e pytë një plak kanuni po i thot:

– Vrasësi që m’i vrau tre vllaznit ma ka lonë qetë shami. Në të i kishë lon tri gëzhoja, po edhe një fishek!

Plaku i tha:

– Tri gëzhojat jan tri vorre, e fisheku po të lajmron, se duhet me gjet zgjidhje, se edhe ty po dojka me të vra!

I krushjoni u kfill për gabimin që e kishin bër, por dinak gjdoher gjente pleq që i korroptonte, por nyja nuk zgjidhej. I botushësi u detyru me shku te Binak Alija një plak shum’ fisnor dhe i sinqert, por u qudit se, nuk e njohu Binak Alin, deri kur u ulën në sofër. Ja tregoi hallin, por Binaku i menqur po ja bonë të botushësit:

– Hallin tënd ta ndreqi, po q’ka m’i bo hallit tem, ka ra shi e ma ka nxon sanën e qyshë i qes bagtin pi dimrit!

I botushësi i tha:

– Këtë hall lerma mua!

Mrrinën në Krushë të vogël, por pleqnart që ishin mbledhë, nukë e nifnin Binakë Alinë, kështu që nuk e përshëndetën fare, por Binaku burrë i urtë, u ulë mbi do opinga afër trapazanit. I botushësi kur u kthy në Odë masi i rregulloj kuajt po e shef Binakun ulur keqë edhe po i kritikon të tjerët, pse nuk ja kanë zgjedhë vendin, por Binaku stoik nuk lëvizi pi ati vendi, plaku i të damtuarit u gëzu dhe duke ja pa figurën e dobët mendonte se do ta mund Binakun. Ja filluan me shtjellu problemin, po se cili fliste me kojtë me rregull të kanunit, vrasësit i takon me folë mas merami, por oda filluan me anime prej më të ndryshmeve. Mase mrami i erdhë fjala e Binakut.

Binaku tha:

– Burra ju deri qetash folët dikushë thumit, e dikush patkoit, unë jom i Malsis të Gjakovës kam me veti 80 shpi Krasniqe që vdesin për mua, e unë po flas, e ju mir’ vnomani veshin e më dëgjoni!

Ju drejtu vllavt të t’vramit, po ja bonë:

– Kjo punë kryhet kështu: shko merre shoqen tënde e bjerja të botushësit tri ditë, e pastaj fillojm e nxjerrim gjaqe për të tre!

Vllau i ktyre të vrarve ja ktheu:

– Kjo punë nuk bëhet!

– Atëher nëse nuk bëhet kjo punë për ty, pse për të botushësin po bojka? Po ule kryjet puno e gjallno, se po ma prishe këtë pleqni, 80 shpi Krasniqe na ke në shpin, e kurkund nuk mujshë m’i gjetë vetit qare!

Kjo pleqni u kry shum’ drejt, por edhe sot e kësaj dite familja botusha gëzon një autoritet në Krushë të Vogël!

Formuloi: Naim Kabashi

Redaktoi: Dodona Qose