
Filip Lami
3 Mars 2020 ·
KAPELIA
Kjo kapele që shikoni është blerë në Athinë në vitin 1935.Im atë ishte 18 vjeç.E bëj këtë shkrim për të shkrirë akujt e kujtimeve të kësaj kapele.Ajo u burgos në sënduqin e babait tim deri në vitin 1965 kur blejmë një dollap të madh(që rron edhe sot që ka dalë jashtë mode).KAPELIA mbeti e re se frika kish mbuluar kokën ku do të rij KAPELIA.
Ajo ishte blerë në një vënd kapitalist dhe si e tillë duhet të rij në kokë kapitalist.Regjimi komunist se pranonte të tillë veshje.Atë fat e kishin vetëm qeveritarët (udhëheqja e lartë )që drejtonte shtetin në emër të popullit.Të rinjve sot u duket çudi po ja që ai realitet ishte.
Në vitin 1946 kalaja e Palermos ishte kthyer në kamp i të dënuarve politikë.Babai shkonte një herë në javë për vizitë.Aty ishin dhe bijat e GjonMarkagjonit ,ishte një vajzë e bukës shumë e quanin Vera Dema i ngjante Brixhit Barrdosë.
S’kisha guxim as ti shikoja (më thotë babai).Im atë rrënqethej nga sjellja e keqe kundër tyre se kishte edhe të sëmurë që donin ndihmë.Shumë herë lageshin nga shiu dhe për ti tharë teshat i vinin në mes të batanieve të nesërmen oficeri u hiqte batanit ato ishin zbuluar.
Më pëshpërimë i luteshin për ndonjë ilaç(dhe për një aspirinë apo një kënimo ilaç tjetër i kohës do dokumentohej).Oficeri ishte prezent.Im atë lëshonte me kujdes( aty ku ish nevoja më e msdhe)nga një ilaç.Kështu lindi frika.Duhej të ishe shumë i thjeshtë dhe shumë puntorë për të mos marë ndonjë”plevrit”e të mos dalje i gjallë.Më mirë të burgos kapelen se të burgosën unë…Kur mbarova gjimnazin e vija ndonjë herë në kokë mbrenda katër mureve dhe iterprentoja ndonjë rol (Së kisha dëshirë të bëhesha aktor dëshirë që mbeti ëndër). Më qortoi i një ditë dhe më dha urdhër -me kapelen s’ka punë ,aq duan.Heshtëm.
Në vitin 1978 doli në pension dhe një ditë të diel e vuri në kokë dhe doli në qendër të fshatit.Dikush që luante rolin e skenës dhe të prapa skenës që mbahej nga ombrellë e komunistit i vuri nofkën “borgjez.”Unë punova
36 vjet me nder dhe me sakrifica që s’më vdiq asnjë fëmijë 0—2 vjeç .Tani jam pesjonist.
Erdhi në shtëpi i mërzitur ,Dhe shkoi e mbylli përsëri kapelen në dollap.Shtoj se kishte qepur dhe një pallto Gub që ndoshta për fshatin ish e parakohëshme se ish stof angleze e ardhur nga Greqia,se aty punoi 17 vjet e nga lufta e dytë botërore i la të gjitha aty .Mori vetëm valixhen me rroba.Dhe se veshi më as pallton .E vesha unë në vitin 91.
Kur u ktheva nga ushtria ne të rinjtë që kërkonim me çdo kusht ti vidhnin jetës të bukurën ,e zbukuronim jetën e fshatit me ndonjë estradë, teatër ,kulturë masive për 1 Majin festat e Nëntorit .Në vitin 1980 me një estradë “Buqetë pranverore”me shumë të rinj djem xhevairë ..VASO Kola PIRO Katiu,MihalVongli më vëllanë Piron ,Liljana..Florika……..po unë ndjeja një gëzim të fshehtë se kisha ç’ burgosur kapelen.
Kisha shkrojtur një skeç si bëheshin votimet në kohën kohë e bejlerëve. Unë isha në rolin e beut kisha fat të mbaja kapelen në kokë i ekspozuar para fshatit .Roli ish që KAPELIA duhet të ish kutia e votimit.Nga duart që përpiqeshin kush të hidh votën i pari KAPELIA u deformua .
Në shtëpi…..mbas çfaqjes .Kur të jepni program gjektë(se e kishit organizuar bukur)më tha —gjëj kapello prej kashte se këtë se mer më.E vura në kokë pas dy vjetësh në një teatër ku lozia rolin e z. Smith.
Në reliket mbas vdekjes e babait isha bërë zot i kapeles, se e la amanet të mos e mir me vete.
Në zgjedhjet e lira të vitit 92 KAPELIA qëndroi gjithë ditën në kokë.Vendosa që për hir të babait ta vishja dy herë në vit (që të mbetej e re.
Më pas u largova në Greqi.E mora me vete. Aty nga viti 2004 u takova me shkrimtarin e ri z.Albert Zholi bleva librin e ri që kish shkruar dhe i thashë historinë e kapelen.E mbajti shënim të bënte një shkrim për kapelen.??????
Kisha rënë dhe në sy të policisë në lagje se mbaja mustaqe dhe baseta.Kur vajta për të marë një lekë kalimi për në Shqipëri për vdekjen e vjehërit pyeti një polic : Kush është ku me PRASINO REPUBLIKË ….Alvanoz po se ke për gjëra të këqia.
Për nder të saj që është si kapele babagjyshi i kam vënë rrotull saj dhe pesë të tjera për të shuar atë ndalesë të kohës që shkoi
Ishte një mono dramë nën ombrellën e fatit,nga rreziku kanosës goja bëhej memece.Çdo ditë pak e nga pak koha i xhveshi nga kostumet dhe hapësirat e mendimit zbrazeshin se dhe ajër i ish i notepsur nga netët e prapaskenave
Kapakët e librave u vunë në shënjestër.Librat e “sëmurë “të kohës humbën kumbimin e fjalës u shuan në heshtje metalike sikur të gjithë ishim të velur nga dija.Bota e jashtëme kish mbetë lakuriq,bota jonë ish veshur ma dokun e Macedunit që doli për të vulosur membranën e shpirtit e për tërhequr vëmëndjen e shkrimtarëve dhe piktorëve mbi sfondin e gjithë kohërave.
Athinë më 03 03 2020.