Kapërceva


Seti Pezaku Vladi

Një pyll të trembur hijesh,

Duart i futa

Në xhepat e natës.

Nxorra yje qielli.

* Bindjen e kam rrënjë,

Vlagë e saj më rriti,

Arsyes rrugë i hap,

Dallgës s’i largohem,

Me plumbin martohem.

* Shtegtojmë dhimbshëm

Nëpër botë

Me fytyra prej loti.

Çdo ditë

Korrim vetveten.

* Gjithnjë e tradhëtoj gjumin;

Gjurmët e lodhjes i fsheh

Ndër dhëmbët e natës.

Sa larg që je,

Më larg se dielli!

* Pëlhurë Penelope

Jeta jonë,

Thur e shthur…

Uliksa

Mbetëm deteve.

* Jemi prej syrit braktisur,

Prej muri të rrëzuar,

Prej brumi ardhur keqas

Mbi shputën e tokës

Mjekërrbardhë.

* Rinuat

Kur rinia nuk rinonte,

U plakët

Kur plakja vononte.

Dy nyje lidh në zemër.

* Na plagosi kurbeti.

Shi që bie nën shi.

Prej vitesh,

Strehëve të botës

Strehuam lotin nën shi.

* Fjala gojës

Më e madhja pasuri,

Melhem plagës vënë,

Matës vargut pashkruar,

Çelës dhimbjes pathënë.

* Skamja, motra e madhe,

Kamja, motra e skamjes,

Unë e birsuar.

S’di kë të dua,

Me të dyja jam mësuar.

* Jeta në eklips.

Zemërimi pëlcet.

Karvanet po ikin…

Zogjtë korrin grurin.

Toka thërret.

* Mërgimtar!

Konop me shira vjeshte,

Shelg vajtues akull ngrin,

Degë thyer maja kreshte,

Torbën bosh mbi shpinë.

About Post Author