Më 5,6,7 mars është datë e shënuar për shqiptarët: EPOPEJA e UÇK-së
*
Heroizmi titanik i vëllezërve Adem e Hamzë dhe sakrifica prometheane e familjes Jashari nga Prekazi e gdhendën portretin e vet në panteonin e historisë më të re shqiptare!
*Lavdi atyre dhe të gjithë dëshmorëve të luftës çlirimtare!
***
(Sakrificës sublime)
Sado që të ngremë përmendore…
Sado që të shkruhet dhe histori…
S’e themi dot atë që zemra e ndjeu prore
S’e kapim dot atë që shpirti kërkoi Liri.
Epopeja qe e madhe, sinorit anembanë
Madje sakrifica ishte hyjnore për altar…
Kush pati në ndërgjegje,të Atdheut kambanë
Heronj e dëshmorë ishin me shpirtin si qelibar.
