poezi nga Kasam Shaqirvela
ATË TË GJUHËS SË NËNËS
Edhe pse jemi fort të shpërndarë
kudo që ndodhemi,
ne jemi të pandarë
dhe, ndihemi shqiptarë…
e për të, jemi krenërë
Jo, kurrë s’ndihemi me ndjenjë rrobi
mburremi për rrënjët tona të lashta
pa çka se disa kanë predikimin e Kryqit
dhe do të tjerë mbanë dersin e Hënës
kurse shpirti e zemra jonë…
e ka veç një, atë të gjuhës së nënës!
Pra, ne ta ruajmë atë si sytë e ballit
sepse ajo është urna e moçme
që e ruan gjenin e shqiptarit..!
