Kasam Shaqirvela
BRIGJEVE TË ADRIATIKUT
Ti Adria e lashtë, ti vendi im
Amanetin s’ta treti uji…
Valët e detit në dallgëzim
Për Trojet Ilire që i mba i huaji.
*
Për fiset ilire mbetur në harrim
Rrahin brigjet në dhimbje e gjëmë
Shumë i gjatë ky kalvari im
Anembanë Mesdheut i la nam.
Budvë, mars 2019
@ K. VELA
