Kasam Shaqirvela-Dromca mendimesh, analizash, reagimes, këndvështrimesh, esesh, filozofemash …



Kasam Shaqirvela

…vazhdon nga dje…
*
Dromca mendimesh, analizash, reagimes, këndvështrimesh, esesh, filozofemash …
PEZULLOHET GREVA
Në këtë grevë që i vjen tashmë era,… kanë pjesë në fajin kolektiv edhe prindërit e nxënësve bashkë me nxënësit sepse nuk kërkuan madje, as dhe njëherë, llogari sindikatës greviste për mësimin e humbur gjatë grevës, pra të mësimit të mosdhënë nga ana e mësimdhënësve, ashtu si kërkojnë nga qeveria rritje pagash grevistët mësues apo më mirë t’u themi mësyes…?!

….
…..
Politikanët shqiptarë domosdo duhet të kenë por dhe ta manifestojnë afinitetin diplomatik për ta vënë mendimin politik shqiptar në tryezën e mendimit politik ndërkombëtar…! Të jenë të qartë dhe këmbëngulës në prezentimin e fakteve që flasin për Kauzën Kombëtare para instancave ndërkombëtare me theks të veçantë para atyre që e bëjnë politikën botërore..!

….
…..
Shqiptarët që mbahen patriotë e ulërasin me të madhe…për shami e ferexhe…e tregojnë vetë se janë kundra traditës së baballarëve të vet… epo si mund të llogaritet dikush se asht kombëtar kur e ndërrron traditën e familjes së vet me një traditë të huaj për intetes material duke u shitur lirë, në pikë të parë dhe të ndonjë karriere të errët të tij si agjent i ndonjë shërbimi të huaj në të ardhmen…, pra cila do qoftë ajo traditë; arabe, turke, sllave apo greke e italiane varësisht nga konfesioni përkatës tek ne shqptarët sot…?!

….
…..
Kur diskutohet për shaminë që tani me të sforcuar(me ujem) po e praktikon, ” i rrepti e i shkepti”, te një pjesë jo e vogël e popullatës shqiptare…fjalë është për formën e mbajtjes e cila formë zbatohet apo është praktikë e lindjes së mesme shteteve arabe dhe pjesërisht në Turqi. Që nuk duhet të jetë kështu për të vetnen arsye se populli shqiptar ka kulturën e vetë madje edhe të veshjes pra, shtrohet pyetja, përse këta idhtarë të flaktë të shamisë aziatike… që rrojnë në Evropën jug-lindore përse vallë nuk e praktikojnë mbajtjen e shamisë siç e mbanin gratë evropiane si ato: gjermane, franceze, italiane, sllovene dhe akoma më e qëndrueshme ajo shamia e gjysheve tona…që është autoktone,…Përse?! Ne nuk e kemi aspak nevojën dhe as dëshirën ta tjetërsojmë veshjen tonë tradicionale me nji veshje tjetër, të huaj për ne, pa sikur të jetë ajo edhe më e “bukur” sesa e jona…. sepse, e jona është e jona! Kurse e huaja është e huaj për ne..!

….
…..
Për mbulesat në shkolla, Qeveria si e Kosovës por edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të jetë e prerë në këso çështjesh që kanë të bëjnë me traditën e huaj në mjediset shqiptare…për atë ka zero tolerancë, pra për këtë “mish të egër në trupin shqiptar”…dhe duhet të veprojë pa hamendje sikurse “shpata e demokleut”…një herë ta presë e ma kurrë mos ta ngjesë…!!!

….
…..
…vazhdon nesër…

About Post Author