Kasam Shaqirvela-Ëndrra Liqençe


ËNDRRA LIQENÇE

Natën e mirë o liqen
pse s’më lë i qetë të flejë
nga thellësia…
në dallgë më ngren
pa më thuaj…
qetsinë time sërish
si ta kthejë.
Jooo ore,…
unë ty të relaksojë
dhe dashurinë fort ta shtojë
në ëndrra të befta të përkundi
se nuk dua, asesi,…
të më shkojë kot mundi.
Sa herë të zgjojë ty në dallgë
si zgalem ti ngrihesh lart
atë çka e prek i lë vragë
me ashkun tënd të zjarrtë.

About Post Author