Kasam ShaqirVela
Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore ” , gjuhësi-etimologji

Libri i radhës…i autorit….
“Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura të gjuhëve botërore ” , gjuhësi-etimologji
nga Kasam ShAQIRVELA
Libri ka 225 faqe të formatit A5,
*
*
Në vazhdim po citojmë një shkëputje, nga vetë Hyrja e Librit, të autorit, z. Shaqirvela:
“….studiuesit e çështjes pellazgjike, kësaj rrënjës sonë të moçme…., që lindi Lisin e Madh atje në Dodonën e Pellazgjisë së lashtë…. që ishte me Rrënjë Hyjnore e me Trung të bekuar prej gjigandi(gig-anti) me i kalitur me fortësi e qëndresë titanësh… Ndonëse me dy degë; toskë e gegë, që mbetën të pandashme me trungun e vet, si thoi me mishin, as nuk u tundën e as nuk iu nështruan çarjes nga furtunat e kohës gjatë periudhave të ndërrimit të emrit nga: pellazgë në ilirë, më vonë në arbër ndërkaq e fundit në shqiptarë. Edhe monsunet e egra aziatike dhe murlanet e ftohta nga veriu e verilindja që fryenin pareshtur njëra në ballë tjetra në shpinë e tjetra brinjëve…nuk arritën, asnjëherë, t’i çajnë apo t’i thejnë këto dy degë që janë unike si vetë Uni i shqiptarit të vërtetë…, pra uni i këtyre pinjollëve stërnipër të Argut mitologjik, baba i Pellazgut(Pellë- Argut), bir i Zeusit(Zojsit) kryeperëndi. Ja pra këta shqiptarë që ju i quani me bisht e brirë…, pikërisht janë pasardhësit e njeriut të parë që e krijoi vetë Nëna-Tokë apo Ati-Dhe…i jonë i lashtë … moshanik me vetë Diellin që shpërndan rrezet e arta, që i jep jetë gjithçkahit dhe Hënën që ndriçon errësirën, ashtu edhe pellazgët hyjnorë ia dhanë dijen njerëzimit anekënd globit duke ua ndritur kështu trurin njerëzve e hapur sytë që ta njihin veten dhe jetën..! “
Kasam Vela
*
Një shkëputje nga brendia e librit në fjalë:
NIRVANA
Nirvanasnskr [n-ir-va-na]
Nirvana. Kjo fjalë sansktrite në induizëm do të thotë: “shkrirje ose fikje e flakës së jetës nëpërmjet bashkimit me Brahmën”. Nirvana(n=në-ir=ajër-va=vajmë-na=ne). Njeriu fiket vetëm atëherë kur ndërron jetë kalon në përjetësi duke u ngritur shpirti përmes ajrit(erës) në qiell e që sipas budizmit: “arrihet nga fikja e ekzistencës së individit nëpërmjet pëthithjes së shpirtit vetjak prej shpirtit më suprem” .