Kasam ShAQIRVELA-Gurra e bardhë


Në nderim të 151-vjetorint të lindjes së Poetit Kombëtar, Gjergj Fishta

poezi nga Kasam ShAQIRVELA

GURRA E BARDhË

(Gjergj Fishtës)

Nëpër mriza Zanash

Krojeve ndër ahishte

Në gjuhë të nënës

Në të ëmblën gegnishte

Me zë bilbi këndove

I madhi At Gjergj Fishta

Klithma shqiponje lëshove

Qiellit arbëror,

Mbushur përplot me re

Fjala jote e lirë

Kushtrim përmbi dhe

Mjekonte plagët e kombit

Nuk pyette për fe

Bajram e Pashkë

I bënte bashkë…

Ti bjeshkë e lashtë

E të moçmes Iliri

Sa herë e ngrite zërin

Për Shqyptari…

Zuzarë e tradhëtarë

Nga fjala jote u frikuan

As nëpër shkolla

Më nuk të mësuan

Djajt e kuq ç’u xhindosën

Librat e tu t’i burgosën

Dhe adhuruesit e tu

I sakatosën..!

Ata që e shuan etjen

Në kronin tënd

O vigan, o shkëmb!

Nuk patën ardhmëri n’kët’ vend

Se xhelatët që sunduan me ne

Nuk lejuan komb as traditë as fe

Nuk lejuan t’ktheheshe në Atdhe

As për eshtrat e tu

S’të lanë vend varri?!

Aty ku dhe kishe le,

Aty ku të pushonte i pari…

Gjuhë, kulturë, traditë dhe histori

Që kishin të parët e Arbërisë

“Çdo shqiptar me ia lanë

Trash’gim fmisë”…

Ky qe profili yt kombëtar

Ky mbeti angazhimi yt letrar

Ashtu si dhe Hyji pati thënë

Shqiptarizmin , Shqiptarisë

Zemra dhe shpirti,…

Te ”Lahuta e Malcis”.

About Post Author