Kasam Shaqirvela :Muza e poezisë


Kasam Shaqirvela

Poezia nuk është
përcaktore që
mund dikush
për të ta dhënë
as nuk është madje
me të thënë…
e ti veç ta zbatosh
si recetë ta përmbushësh
për të thënë se përpushesh
*
Poezia është kahu që
më së miri ta tregon
ngjitjen në të përpjeta
dhe zbritjen tatëpjetës.
*
Duhet bohem të jesh…
dhe një Muzë pranë ta kesh
e për hapat kah shpirtit udhëton
ata zema në rrahja i përcakton!

About Post Author