Kasam Shaqirvela :Në kujtim të 17 kallnorit të zi, përjetësimit të heroit tonë kombëtar


Kasam Shaqirvela :Në kujtim të 17 kallnorit të zi, përjetësimit të heroit tonë kombëtar

Dy poezi të poetit, Kasam SHAQIRVELA, për

GJERGJ KASTRIOTIN-SKËNDERBEUN

***

NË BELVEDERE

NË BELVEDERE

Atje n’Belvedere,

Në të bukurin Muze!

Qëndron e nuk flet

Shpata e Gjergj Kastriotit

Dhe Përkrenarja e trimit Skënderbe

Që mbanjë famën edhe lavdinë

Për Shqiptarinë…

Janë jeta dhe historia

E t’madhit Skënderbe

T’kësaj figure legjendare!

T’kësaj embleme shqiptare

Si në Belvedere

Dhe n’shum’ qendra bote

Shdriti ky yll epoke.

Ky hero kombëtar, po ky i joni bir

Me shpirt e gjak Arbri

Lindur nga Arbëria

Ky stërnip me yll Ilir!

Që e njohu për të bëmat

Madje vetë Perandoria

Për luftërat dhe trimëritë

Kur i frenoi hordhitë,

I asgjësoi t’pushtuesve ushtritë

Ai bëri madje shumë,

Duke e derdhur gjakun lumë

Bilee jo vetëm për ne..!

Por edhe pët të tjerët

Duke u bërë mal i pakapërcyeshëm

Për ushtritë nga Azia,

I lidhur fort, i nyjshëm

U bë tmer e lemeri

Si në ëndërr si në zhgjëndërr

Për çdo okupator, satrap zaptues

Që Evropës ia kishte mësy

Nën zgjedhën e vet skllavëruese

Nën kthetra përgjakshëm ta shtij’..!

***

PËRGjIGJE ATYRE QË MUNDOHEN T’I ThAJNË RrËNjËT E TRUNGUT TË VET

PËR TUA LULËZUAR DEGËT E TRUNGUT TË TJERËVE

E TËRA NjË HISTORI

(Gjergj Kastriotit-Skënderbeut)

Kjo figurë më se Legjendare

Është e tëra një histori

S’ka të fikur zjarri i zemrës

Për Votrën tonë, sa herë t’përbuzur

Për Atdheun tonë, ShQIPTARI..!

Emër ky që kurrë nuk vdes

As nga t’huajt e as nga tonët

Por përcillet nga brezi n’brez

Bëma e tij, bëmë njerëzore

Fat e nder pët Tokën Arbërore

Ky Hero, ky shpirt vigani

Ushqen shpirtin e çdo shqiptari

Qëkur i vu fre një Uragani

Çerekshekulli e hiq më pakë

Shumë borxh i ka Evropa Plakë

Bota e civilizuar e demokratike

Që s’ka sherr e nuk të hi në hise

Anembanë Globit ton’

Këtij fakti s’ka sesi t’i ike

Prandaj dhe n’qindra libra e kujton

Imazhin e këtij Heroi, këtij Legjendari

Nuk e zbehin aspak lehjet paranoike

As shantazhet dhe falsifikimet finoke

Nga biçim injonjoranti a tregtari

Të kulturës dhe historisë pellazgjike

Sepse, ajo, rrënjët i ka thellë në parahistori!

As larot e zi që shiten për lekë n’pazar?!

As trularët kolltukxhi, që sillen si nuset n’dremi?!

Nuk ia ndërrojnë dot rrugëtimin kombit Shqiptar!

Që kur mori të mbarrën e Diellit kah Perëndimi.

About Post Author