Kasam Shaqirvela-Nisma e shkronjave


Në shenjë përkujtimi të njërës ndër ngjarjet madhore të kulturës sonë gjuhësore dhe jo vetëm,..të mbarë kombit shqiptar; pra “Kongres i alfabetit shqip” që u mbajt në qytetin e kulturës shqiptare..por dhe më gjerë, në qytetin e konsujve-Manastir(që tani e shënojnë si Bitola, kurse në lashtësi quhej Heraclea, ishte ilire), nga data 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908.
*
Dhe ja për ju, miq të respektuar, një poezi nga poeti Kasam Shaqirvela, marrë nga përmbledhja e tij poetike, me titull: “UDHËSHTIGJEVE TË ATDHEUT” (balada e poema)
*
***
NISMA E ShKRONjAVE
(Kongresit të Alfabetit)

Po ecin shkronjat e afabetit
Udhëtojnë nëndhe e mbi te
Përhapen sikur t’ishin vetë fetë
Vijnë e sjellen këtu tek ne
Dhe përthithen ashtu etshëm
Sikurse shiu i lëshuar nga retë
Kur i bie tokës së stërzhuritur
Udha e shkronjave ka nismë të hershme
E mbrothur në Pelasgjinë e lashtë
Derdhur nga pellazgët anekënd botës
Risjellë nga Kadmi në Illyrinë e vjetër
Tek stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?
Iu dha njerëzisë si shkrim për komunikim
Bekuar nga hyjnitë, dhuratë e salvim
Dhe pollën alfabete, si biçim skelete
Jetesës që rrodhi jashtë sinorit matanë
Mblodhi e mbështolli popuj pas vetes
Ky i joni shkrim, i shenjti parim
Shkronjat i grisnin, ne prapë i ngjisnim
Sa herë në histori nga fillimi nisnim
Sërish rrugëtuam si ylli mëngjesit
Bashkë me ABC-në mbajtur në gji
Ngado që shkuam, kudo që vajtëm
Zemra rrihte vetëm për liri, pa lot
E patëm ruajtur tonin ALFABET
Bashkë me veten tonë, me mija vjet
Nëpër Pellazgji, Iliri, Arbëri, Shqiptari.
Gdhendur në shpirt bashkë me emrin sot.

About Post Author