Kasam Shaqirvela :Njëqind e nëntë vjet th’rras e trokas


Kasam Shaqirvela

Mbi njëqind vjet Pavarësi

Mbi njëqind vjet pa Shqiptari

Feston Kosova,Ilirida,Çamëria

Presheva madje dhe Malësia

Ditën e Flamurit Kuq e Zi

Dhe e pret kumtin e Lirisë

Për pavarsinë e Shqipërisë

***

Un po fkas dhe po trokas

Anekënd globit, botës

Për njëqind e ca vjet hiç pareshtur

Portave të mdhaja të parlamenteve

Se s’kan mund për të më heshtur

Më kanë da hise nga fati i rrotës

Për të bredhur anembanë botës

Njëqind e ca vjet i bie ndjenjës

Çekani i ngjarjeve në kalendar

Njëqind e ca vjet i thirr ndërgjegjes

Troket e pret Bashkimin Kombëtar

***

Eci detit, eci edhe tokës

Nëpër gjeografinë e tërë Evropës

Për Tokën Teime bij kërkesa

Sa paradoks dhe sa çudi

Sa e pashpirt është kjo njerëzi?

As me kuvend e as me shkresa

Ndërgjegjja Evropës nuk i trazohet

As atherë kur Toka ime më copëtohet

***

Eci dhe i kërkoj yjet nëpër qiell

Rrugëtimi im është i gjatë, i vështirë

Cilindo që e takoj më bëhet diell

Më bën dritë për Atdheun tim tëlirë

Dhe unë prapë festoj ndonse në dyshe

Mes pushtetesh a në Trojet e mia

Festën e mba e gjithë Shqiptaria…

Edhe pse realiteti m’ë flet ndryshe

***

Po unë s’heq dorë e s’kam për t’u ndalur

Nga pelegrinazhi im në pranverë

Në Baba Tomor, atje kam për t’u falur

I përkushtuar edhe me nder

Me vetë bekimin e perëndisë

Te Molla e Kuqe, Flamurin Kuq e Zi

Bajrak darsmorësh e kam nxjerrë

Për nusen hypur në Kal të Bardhë

Që vjen për 109 vjetët e Pamvarsisë

Duke i mbledhur krushqit e Lirisë

Për atë Shqipëri Natyrale

Të Ribashkuar dhe Etnike

Si nga veriu nëpër male

Si nga jugu nëpër fusha

Edhe Deteve Ilirike…

Trojeve të nënë Arbërisë…

Vendeve të gjyshe Ilirisë…

Tokave të stërgjyshe Pellazgjisë…

Unë po thërras në gjuhë të nënës time

Që për mua është sublime

Ajo është edhe biblike…

Se i ka rrënjët pellazgjike..!

About Post Author