NUSJA EPIROTE

(Pargës)
Ta njoh hijeshinë tënde
Mes mijëra peizazhesh
Ngjyrat e penelit
M’i therin sytë
Ah ç’po më lotojnë për bijtë..!
Ti je nusja ime epirote
Që sa herë të vunë duvak
Ti s’pranove moj bijë thesprote
Dhëndër pa bajrak
Që për gluhën e të parëve
Ipeve, legjendarëve
Derdh sa vetë deti gjak.
Vala e Jonit po të miklon
Plagët t’i njom dhe moti
Në Çamëri lulja lulëzon
Edhe pse s’i ndalet loti.
Eh, moj Pargë, ti perlë Joneu
Bijë e hijshme e Thesprotisë
Pa më thuaj se kush qe ai,
Që pas shpine në besë të preu…!
A ishte ai soj i njerëzisë?