Në prag të Festës përkujtimore të ngritjes së parë, 28 nëntor 1443 në Krujë, nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Trojet e Arbërisë dhe ngritjes së dytë, 28 nëntor 1912 në Vlorë, nga Ismail Bej Qemali në Trojet e Shqiptarisë, të Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Rroftë Ditës e Pavarësisë së Shqiptarisë…
G Ë Z U A R!
*
Poezi përkushtuese nga Kasam Shaqirvela
PAVARËSISË SË VËRTETË TË SHQIPTARISË
Në prag të përvjetorit
të Pavarsisë së Shqiptarisë
asaj Shqipërie Natyrore
me Trojet e veta Arbërore
për toka e dete të Shqipërisë
nga armiq e copëtuar
nga fqinjët zullumqarë e pushtuar
pra cili është kufiri i vërtetë
i Shqiptarisë,…
që u shpall në 28 Nëntor..?
Po i pyes politikanët, …
historianët e gjithë të tjerët
ah bre, ne të mjerët,
përse e pranojmë zgjedhën me zor
dhe pastaj nuk e lëshojmë atë kurrsesi,
kapemi për të si me qenë qorr!
*
Kufiri i Shqiptarisë është
Preveza – Molla Kuqe, jug-veri
Shkupi – Durrësi, lindje-perëndim
atje ku pushon dhe zoti im…
*
Pra, Preveza që është teritor shqiptar
vetem nga veriu kufizohet me tokë
nga jugu, lindja dhe perëndimi
ajo kufizohet me Detin Jon
siç e quajnë shqiptaret e Çamerisë,
me “Fushën e Zonjës”.
sa është ky det shqiptar..?
Me dhjetra e dhjetra mijë km. katrorë,
po sa është kjo tokë..?
Me qindra mijë km. katrorë…
hajde, po ku jeni ju zotërinj,
ju fqinjët e mi…pushtues
e mohues të identitetit tim
kombëtar shqiptar, por dhe shfrytëzues
të pronave të mia stërgjyshore,
që ua dhanë nunët tuaj peshqeshe prore
le të bisedojmë pra për Detin dhe Tokën
që ma keni marrë me dhunë…dhe
le t’i hapim t’arkivave “defterët”…
për ket periudhë, për shqiptarët t’errët..!
*
Po kush, ne të mjerët që flemë gjumë?!
ah, sikur të dalë ndonjë politikan shqiptar
babaxhan a kapedan e ta kërkojë
mallin e babës me tapitë e axhës
dhe të mos e harrojmë kurrë se:
Akti Juridik është injoruar…
me anë të forces grabitqare
por dhe askush deri më sot
nuk e ka hedhur poshtë,
në mënyrë juridike,
me institucione, shtetërisht?!
© Kas Vela
