Kasam Shaqirvela-PO KU JE…


Kasam Shaqirvela

 

PO KU JE…

Po ku je moj lulja ime…
Me petalet si bora e bardhë
Përsiatjesh për shumë kujtime
Si atëherë pritjesh nën dardhë.

Sa ndryshuaka edhe koha
Largësia e bëka të vetën
S’po e bluaj atë, pse unë u ftoha?
Por dhe ti, pse s’e shijove jetën!
Më kanë thënë,…
Më kanë thënë se e pret pranverën
Lëndinave tua të mendimeve
Mua hapur po ma mba derën
Një album prej zemre e shpirti
Me të pathënat e shtegtimeve.

@ Kasam ShAQIRVELA 

About Post Author