Kasam Shaqirvela-Po më pikon çatia


PO MË PIKON ÇATIA

Më rrjedh çatia e vjetër
dhe uji më bie mbi jorganin çjerrak të arnuar,
pikat ma lagin të çarën e plagës së vjetër
a plagën e re ma lag gjaku saj akoma i pangjizur
dhimbja më shpon si gjilpëra në palcë…!
Më thonë, -nëse nuk e duron dot dhimbjen
duhet ta kapësh perin e gjilpërës,
nga ana e shqepjes, jo nga ajo e qepjes
dhe pastaj vetë t’i qepësh plagët e tua mirë
dhe, mos e prit nga të tjerët shërimin e vërtetë,…
dhimbjet e shpirtit nuk t’i heq dot njeri
atë ta shëron Atdheu yt,
kur frymon në Liri..!

About Post Author