Kasam Shaqirvela-Shqiptaria  gjithandej


Shkrim nga Kasam ShAQIRVELA

SHQIPTARIA GJITHANDEJ

Shqiptaria, gjithandej Trojeve të Arbrit, po kalon një periudhë post-traumatike….si një trup vigan pas një ndeshjeje fatkeqe me fraktura të mëdha të cilat përpos se i shkaktojnë dhimbje të hatashme trupit, i “dhurojnë” edhe hemoragji të brendshme…E gjitha kjo nga agjenturat e huaja, përmes tradhtarëve të brendshëm shqipfolës si dhe disa mediumeve që mbllaçitin tagji nga fonde alla-soros, alla-babadovlet, alla-arabistan dhe alla-panhelen si dhe nga pushtetarët shqiptarë të mandatuar me votën e popullit tonë fatmjerë e të stërvuajtur… Pra, këta faktorë plangprishës, rezultojnë të përbashkuar në zhbërjen e asaj që quhet shqiptarizëm që, mëpastaj, ta kapin, si “metili jonxhën”, trupin Gig-Ant të stërlashtë sa vetë toka dhe modern sa vetë teknologjia e sotme…Dhe sot, i katandisur, mo zot më keq, pa busull në dorë, pa orientimin e yllit të vet sepse i ka qëlluar nata pa hanë e me qiellin e mbuluar në re të zeza, duke shkuar qorrazi madje edhe në oborrin e vet e ka humbur rrugën për tek shtëpia e babait të tij….?! Vetëm një kosëtar shqiptar që për mbajtëse të kosës e ka idealin kombëtar, vetëm ai është ilaçi i duhur që e pastron në rrënjë ” jonxhën nga metili “,.. sepse,.. siç thot një fjalë popullore: “-sa më herët aq më mirë, se më vonë do të dalin edhe brirë”..!

© K. Sh.

About Post Author