Kasam Shaqirvela:A përhumbesh nga dashuria


 Kasam Shaqirvela

Po, dashuria është një fenomen

Që jo gjithsecili e përjeton

Vetëm i dashuruari për të rrëfen

Atë çka zemra atij ia tregon.

Mbajtësi i shpirtit mund të përhumbet

Sa herë që bie në dashuri…

Por një gjë e tillë të ndodhë s’mundet

Të ketë dashuri të përhumbur, jo kursesi.

Dhe dashuria ka shumë naze

Është një frutë me delikatesë

Të shijon e vjetra por dhe ajo taze

Varet nga degustuesi i vërtetë.

Dashuri nuk quhet formaliteti në akt

Por përhumbja në flatrat e saj

Ajo kërkon që dyshja të ketë pakt

Asaj i vjen era e lules në maj.

Pra çka më je ti moj dashuri…

Je hyjneshë apo si unë njeri…

Njëherë më jep krahë të fluturojë qiellit

Pastaj re të zeza që ma zënë dritën e diellit.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.