Kasam Shaqirvela
A r v a n i t ë t

(A r b a n i t ë t)
Arvanitët, Arbanitët
Ku i lamë e ku t`i gjejmë
Ku na i çuan, ku na i mbytët
Me shkëmbime dhe dëbime
Në tokë të vetë, të huaj lemë
Në vend të huaj atdhe blemë
Edhe të vrarë edhe të sharë
Të përbuzur dhe të përçarë
Për fat të keq dhe një paradoks
Nuk e di se kush mi pat ndarë
Në myslimanë dhe ortodoksë
Edhe ata mëdyshas ndarë
Mos më keq për t’i qarë
Lule tjera e njëjta farë
Ia lëmë kohës se çka do dalë
Akull verës e dimrit vale
Udhëve të botës shpërndarë
Shpirt plagosur e ballë care
Si nga i veti si nga i huaji
Mëmë e atë gjithnjë sharë
Tetovë, 20-07-2003
A T Dh E U
(MËMËDhEU)
Atdhe i imi ku unë kam le
Dhe sytë e mi të kanë parë,e
I gjallë un’ frymë kam marrë
Aty ku s’pari un’ kam qarë,e
Diell dhe Hënë i kam takuar
Rrezja e tyre m’ka përqafuar
Mëmë e Atë i kam gëzuar
Me lotë gëzimi më kanë pritur
Në gjuhën tënde më kanë thirrur
Në gjuhën tënde, gjuhën time
Aty ku është dhe jeta ime
Me mundime dhe të mira
Këngë të kënduara nga Lira
Që nga fillet dhe lashtësia
Aty ku sot më fle dhe historia
Aty ku më zgjon ardhmëria
Toka ku më lindi BESA
Vendi ku më mban Shpresa
Në ty Atdhe ku jam ndritur
Në gjirin tënd që jam rritur
Kurrë mos paç Ti të këqia
Nënë të thirrshin në djep fëmija
Nënë e kuqe nënë e bardhë
Për sa jetë që ka me ardhë.
Tokë-Ati, që Ati ty ta dha
Apo Mëmë-Dhe,që Nëna ta la
Njëlloj është, sido që ta quajsh
Dashurinë në zemër për të
Kurrë mos ta shuajsh
I ndritur gjithnjë ai rroftë
I vogël, apo i madh qoftë
Perëndia gjithmonë e bekoftë
Ti pra, njësoj duhet ta duash
Si sytë e ballit duhet ta ruajsh
Ti me gojë kurrë mos e shaj
Edhe pse tjerët e bënë me vaj
Përpiqu, mundohu vetë, i lirë
I joti është, i keq a i mirë
Më mirë të rrosh me nderë
Qoftë edhe i varfër ndojherë
Se sa të t’mallkojë ai përherë
Atdheu ka gjuhën e vet
Që flet e rëndë godet
Kur ti aspak se pret
Ka dhe sy të mprehtë
Që kurrë nuk i vë në gjumë
Të sheh mirë e të vështron
Se çka punon dhe synon.
Nëse ti rëndë gabohesh
Dhe më s’korrigjohesh?!
Atëherë të merr si lumi
E përgjithnjë harohesh.
Madje ka dhe të tillë vesh
Të dëgjon dhe të fshehur
Ose edhe hapur në shesh
Edhe kur nxjerr a s’nxjerr zë
Ai të dëgjon bukur e mirë
Qofshë i fjetur-gjumë në të
Apo jashtë me sy i gdhirë.
Për laro dhe puthadorë
Vend varri nuk të lë
As për karieristë të gjorë
Që bëjnë pazar me atë
Për interesa personale
A qëllime politike lakuriqe
Copëtuar e shitur të huajve
Për pasuri, poste e ofiqe.
Ajo është Nëna yte që të lindë
Ai është Ati yt që të rritë
Në atdhedashuri ndjenja të bindë.
Rrënjët-trungu-degët me fruta
Ty tu bëfshin gjithnjë të buta
Lidhur ndër shekuj me një damar
Që pandërpre i ushqen breznitë
Një gjak i pastër i kulluar si ar
Rrjedh vrullshëm nga Ati i parë
Ai, ndër më të moçmit e Ballkanit
Pellazgë-Ilirë-Arbër-Shqiptarë
Pagëzuar me katër emra epoke
Rritur në një djep,nga një nënëloke
Ushqyer nga buka e kësaj toke
Djegur e vrarë me një emër ndër ne
Për një flamur, gjuhë dhe fe
Që lindën e lindin dhe kanë për të le
I thanë, i thonë dhe kanë për t’i thënë
ATDHE, MËMËDHE, Atë a Nënë
Andaj, qoftë i bekuar ai për jetë
I vaftë mbarë edhe rruga e vetë
Kurrë oxhaku mos i mbet i shkretë.
Dhe kurrë kufiri mos t’i rrudhet
Nga i veti, më mos t’përbuzet
As nga i huaji mos të tundet
Pa u pjekur fruti mos t`i shkundet
Sa të jetë jeta por edhe Bota
Në rrugë të drejtë mos iu ndaltë rrota
Qoftë për jetë pra Shqiptaria
Në gjuhë të shqipes i qaftë fëmija
Paç bekimin dhe nga perendia
Në liri e paqe iu plaktë njerëzia.
22/janar/2003-Tetovë
Ç A M Ë R I A
Gjithmonë të ndjekur
Ngahera të vrarë
Prej Andartësh
Dhe Fanariotësh
Të Idesë së Madhe
Që ngrihej lugat mbi dhe
Pllakosur kujë e gjëmë mbi ne
Në mëkate zhytur
Nga farë e jona,
Dhe laneti ngritur
Nga soji i huaj
Si Venizellos
Zografos dhe Zervas
Për Megaloidenë
Që zemra u plas
Vërshuan në Çamëri
Llava ujqish t`urutur
E hiena turinj ngjyer
Me gjak Çami, të
Pafajshëm, përlyer
Masakra në fëmijë,
Gra edhe pleqë
Situata makabre
Të shekullit ri
Kryer nga grekë
Aty në Çamëri.
Sa e sa trima çamë
U vranë për lirinë
V vendit mëmë
Pa dallim feje
Ortodoksë-grekë
apo turq-myslimanë
Sepse ishin të një gjaku
Madje të lindur nga vetë
Babai me të njëjtën nënë
Që kohët i ndanë në gjuhë
Dhe në tjetër anë.
Po vallë shqiptari çu bë ?
U shkri si bora ndër male
A u tret si kripa në det pa zë?!
Jo,jo, ai u nda në:
latinë,grekë dhe turq
Sipas feve që mori
Gjatë historisë, nga
Proceset e copëtimit,
E pastaj përvetësimit, të
Nënë Shqiptarisë.
Tetovë, 31-01-2004
ILLYRIA
(Fiset Ilire)
Ashtu deshi dhe
vetë Perëndia,
i radhiti fis pas fisi
nga Venetët ia nisi
me Japodë e vazhdoi
tek Dalmatët gjatë pushoi
Desidiatët s`i haroi
te Panonët me natë buajti
dhe Tribalët tonët i quajti
me Breukë dhe Dokleatë
lindëm bashkë
nga i njëjti Atë
Ardianë dhe Albanë
na i lindi e jona nënë
Taulantë dhe Enkelej
dhe fise të mëdhenj
bashkë me Dardanë
ishin të dashurit,
vëllezërit tanë
Trimat Pajonë
të fisit tonë
Malin Ballkan
e kishin për pronë
Agrej e Agrianë edhe
Pellagonë bashkë me
Lynkestë e Dasaretë
të gjithë ishin ilirë
me gjak të vërtetë
Molosë dhe Kaonë
të Epirit tonë
kufirin nga jugu
vëzhgonin gjithmonë
nga Orakulli i Dodonës
i Zeusit(Zojsit) fron.
Pa e përmendur këtu
nuk do ta lë dot
trim e të urtë
fisin Thesprot
Nga perëndimi
atje në Itali
fise ilire
ishin mbi tri
Etruskë, Japigë
Mesapë e Palestë
s`guxon historia
për ta, të heshtë.
Edhe fise tjera
që i mori koha
por unë nga ta
kurrë nuk u ftoha
Helenë të lashtë
të ndarë padashtë
nga trungu Pellazg
Eolë, Ionë(Jonë)
si dhe Dorë
gjithnjë koha
mi shpuri më larg
Thesali(Dhe-sa-li)
e Atikë(At-ikë)
edhe Peleponez
(Pele-po-ndez)
Ku At Pellazgu
zjarrin pat ndez.
Tetovë, -2004
KThIMI TEK RrËNjËT
Njeriu është njëlloj
sikurse ajo farë e parë
e një peme frutore
që e bart era e fortë
anekënd botës mbarë.
Me kalimin e kohës
zë vend e mugullon
i përshtatet klimës
i dhënë pas punës
në luftë kundra dhunës
haron e s’kujton aspak
se ku po gjallon ky merak
dhe vendin e vet e varfron
e të huajin e përparon
madje dhe fruta prodhon.
E bën këtë, e bën ai
atëherë kur është akoma i ri.
Porse me kalimin e kohës
rëndom kur i afrohet
e bekuara pleqëri
nis e t’i sillet ndërmend
se diku larg i ka rrënjët
diku larg e ka të vetin vend.
Natën ëndrat në vendlindje
e trazojnë gjithnjë në kujtime
ditën se lë të qetë jeta
ajo jetë e rëndë në rënkime
e tretë dëshira për rikthim
thot përmallshëm në mendime
dua veç të vdes në vendin tim.
Ndodhur mes dëshirës
dhe asaj që është e vërtetë
fillon sërish ta tundë era
lehtë lehtë, mandej vetë
e ta bartë porsi pendël zogu
përmbi dete dhe oqeane
bashkë me mallëngjimin
dhe kujtimet e fëmijërisë
e ta çojë vetëtimthi shtëpisë
aty ku ishte rrëzuar një herë
dhe kishte qeshur e qarë
me vetull të ngjeshur
e ballë të çarë.
Në kohën sa kishte çelur
e bukura pranverë
me piptha të shelgut
varur përmbi derë
aty ku dhe zogu i bardhë
shqip e këndonte këngën
e tij, hipur lart mbi dardhë.
Mbi dardhë të butë
dardhë të Dardanisë
aty tek pragu i shtëpisë
ku thithte ajrin e lirisë
Me dëshirën e madhe të ëndrës
drejt vendit të t’parëve
aty tek Trungu i Rrënjës
aty ku ka dhe vendin e varreve
me djepin e këngës.
11, nëntor, 2002 –Tetovë
LOKEJONA
Lokejona duardhëna,
zemërmira shpirtgjera.
Lokemira, fatmjera
jetënxira në ditë t’vështira
shpirtdlira, fytyrëqeshura
e jetës ballëngjeshura.
Për acar, me yll në ballë
në pranverë, shend e verë.
Lokejona, Nënëmadhja
fatbardha
shpresëdhënësja
e jetës dijenxënësja
O e jona gjyshorja
përrallorja
nina nana, për nipa
e mbesa ninullanja
Lokemira flokëthinjura
fatdhënësja, dashamirësja
djeppërkundësja
lis-lëkundësja
zjarr-ruajtësja
Në zjarrishtë të moçme
plot e përplot me prrush
i ruan kujtimet e veta
zjarrin ç’e përpush
Atë zjarrin e zemrës dhe të gjakut
brez pas brezi të kësajë toke
se len të fiket atë zjar të vjetër
Kjo Nëna e Madhe, kjo Nëna Loke
Ditiramb porsi shkëmb
ndër rrebeshe me buzëqeshje
rit luanë
zemërgjerë
si viganë
të denjë për komb
të zotët për vat(ër t)anë.
Nënëlokja, Lokejona,
Nëna Loke, simbol epoke
e kësaj toke.
28/gusht/2002, Tetovë