Nëse një herë të vetme
të shkeli këmba në bjeshkët e mia
dhe etjen e shuajte krojeve të bardha
nëse veç njëherë e preke majën time
atë majën e malit që shpon qiellin
për puthje të reve të bardha
ti do të kthehesh saherë që
trupi yt të ketë zjarrmi
aty do të kërkosh
për shpirtin tënd freski
bashkë me aromën e luleshqerave
do t’ia ndiejsh dheut të atdheut
erën e baltës së shkelur
por kurrë e terur…
reshjesh prej gjaku
dhe nëse një ditë prej ditësh
vullkani shpërthen në mua
dhe lava e tij më derdhet si krua
livadheve t’mendimeve t’befta
ti, mblidhi gurët nga dheu…
dhe me ta ndërtoje kështjellën tënde
sepse ata gurë të vendit
mbanë akoma erë Atdheu!
© Kasam Shaqirvela
